Sylvinho rrëfen Shqipërinë në Brazil, trajneri: Bëj duet me Dua Lipën po u kualifikuam

21 Dhjetor 2025, 11:28Sport TEMA
Sylvinho rrëfen Shqipërinë në Brazil, trajneri: Bëj

Në rast se Kombëtarja shqiptare do t’ia dalë të kualifikohet për në Botërorin e vitit 2026, Sylvinho do të jetë i vetmi trajner brazilian që do të përfaqësojë vendin e tij në eventin madhor.

Një përgjegjësi e dyfishtë, për të cilën numri një i kuqezinjve ka folur për mediat braziliane.


“Të jesh trajner i një Kombëtareje është përgjegjësi e madhe. Përfshin të gjithë kombin dhe të gjithë vendin. Unë jam në Shqipëri tani, prej 3 vitesh kemi arritur rezultate shumë pozitive. Mora shumë mesazhe edhe nga brazilianët kur përfunduan eliminatoret, të cilët bëjnë tifo për Shqipërinë, në mënyrë që një trajner brazilian të shkojë në Botëror. Do të ishte diçka e jashtëzakonshme”.

Në intervistën e tij, Sylvinho prezanton Shqipërinë dhe Kombëtaren shqiptare në sytë e brazilianëve.


“Shqipëria është një vend shumë i sigurt. Është duke u zhvilluar me një shpejtësi të madhe në të gjitha aspektet. Qytetet janë shumë të bukura, kulinaria gjithashtu është e shkëlqyer. Jam duke punuar dhe jetuar i qetë në Tiranë, me mbështetjen e federatës dhe presidentit, që është shumë i pasionuar. Sa i përket Kombëtares, kemi një miks lojtarësh. Shumica luajnë jashtë vendit, në kampionate të rëndësishme si Italia, Spanja apo Anglia. Jam i kënaqur nga të gjithë dhe kemi pasur rezultate shumë të mira”.

Gazetari brazilian bëri batuta me trajnerin e kuqezinjve se mund të jetë më i famshëm se Dua Lipa, në rast se kualifikon Shqipërinë në Botëror. Sylvinho bëri një premtim.


“Nuk e di nëse do të jem më i famshmi, por ndoshta mund të bëjmë një duet me Dua Lipën po u kualifikuam”.

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e “Play Off”-it kundër Polonisë më 26 mars dhe, në rast kualifikimi, do të sfidojë në finale fituesin e çiftit Suedi-Ukrainë.

3 Komente

  1. J
    Jace

    Humbja e parave në një investim më la të ndihesha i frustruar dhe i pafuqishëm. Nuk dija më kujt t'i besoja. [Superior Expert Hackers] ishte ndryshe që nga fillimi. Ata dëgjuan me kujdes, shqyrtuan rastin tim në detaje dhe shpjeguan procesin e rimëkëmbjes pa ekzagjerim apo presion. Ndershmëria e tyre ishte freskuese. Ekipi qëndroi në kontakt rregullisht dhe u sigurua që unë të kuptoja çdo hap. Edhe kur gjërat dukeshin të ndërlikuara, ata mbetën të duruar dhe profesionalë. Ndërsa rimëkëmbja nuk është kurrë e garantuar, përpjekja dhe përkushtimi i tyre ishin të qarta. Puna me [Superior Expert Hackers në [email protected]] më dha besim se kisha ekspertë në anën time. Do t'ua rekomandoja atyre kujtdo që kërkon ndihmë serioze dhe etike për rimëkëmbjen e investimeve.

    Përgjigjjuni
    1. e
      enter””

      Lerini traplliqet

      Përgjigjjuni
      1. P
        Partia e PUNKËS - SHMILI

        PO, DO IA DALËSH, je trajner me invencion të mrekullueshëm, do ia DALIM.më beso kur të them.sic thoja se do ia dalim ta mposhtim edhe SUEDINË, dy HERË:

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje