Adri Mehmeti është padyshim talenti që Shqipëria duhet të rikthejë.
“Transfermarkt”, një faqe me ndikim dhe e specializuar për vlerësimet e lojtarëve në treg, ka ndryshuar vlerën e Mehmetit.
17-vjeçari tashmë vlerësohet plot 6 milionë euro, që është dyfishi i shifrës së mëparshme. Automatikisht bëhet lojtari i dytë në listën e Nju Jork në MLS. Po ashtu renditet i 29-ti ndër lojtarët që aktualisht janë në Amerikë.
Rritja e jashtëzakonshme në vetëm një sezon, bën që të jetë ndër futbollistët më të vlerësuar të datëlindjes 2009. Më konkretisht tani mban vendin e gjashtë, pas yjeve që luajnë në klubet e Europës.
Douman është i pari, më pas ndjekin Skuirel, Monga, Madjo, Munongo dhe Mehmeti. Mesfushori regjistronte paraqitje me Shqipërinë U-15, para se SHBA ta merrte në gjirin e saj. Nëse do të ishte aktualisht pjesë e kuqezinjve, do të bëhej futbollisti i pestë më i vlerësuar në treg pas Anis Mehmetit, Asllanit, Muçit dhe Dakut.
Në merkaton e verës mund të ndryshojë ekip për shkak të interesit nga Europë. Padyshim që rritja e ndihmon për më tepër vëmendje.
K Asllanin të ta falin nuk ke çe do, bile dhe Apollonia e Fierit nuk e pranon në ekpi.