Tek Uatford bëjnë festë për largimin e Rei Manajt: Ishte sulmues i dobët

10 Shkurt 2023, 18:02Sport TEMA

Tek Uatford bëjnë festë për largimin e Rei Manajt: Ishte

Rei Manaj mori përsipër një bast të rrezikshëm në karrierë. Pas eksperiencave të tij në Itali dhe Spanjë, sulmuesi zgjodhi që të shkonte në Angli.


Të gjithë e dimë tanimë që futbolli më i bukur në botë luhet në këtë vend dhe njëkohësisht më i vështiri për lojtarët, pasi shumë pak prej tyre kanë “gjunjë” për të përballuar ritmin anormal.


Prova e Manajt mund të quhet e djegur, madje nuk e kishte as shansin e provës. Vetëm pak minuta të luajtura te Uatford dhe një dëmtim i gjatë e priu sulmuesin shqiptar. Drejtuesit e klubit nuk ishin më të interesuar për të parë rikthimin e tij dhe vendosën që t’i shkëpusnin kontratën.

Por si është komentuar kjo lëvizje? Kreu i tifozëve të Uatford, Justin Beattie, ka dhënë një prononcim për “Footballleagueëorld” dhe nuk e fshehu aspak gëzimin.


“Koha e Rei Manaj te Watford ishte shumë zhgënjyese. Nuk pashë shumë prej tij për të qenë i sinqertë, kaloi shumë kohë i dëmtuar. Kur ishte në fushë, ishte jashtëzakonisht i dobët si lojtar dhe sulmues.


Të lirosh hapësirë në skuadër duke “e hequr qafe” atë ishte gjëja e duhur për të bërë. Do të harrohet shumë shpejt nga tifozët dhe ndoshta do të kujtohet në formën e shakasë pas disa vitesh”, tha Beattie.

2 Komente

  1. u
    u dobsua sepse s'i pelqente gatimi Anglez

    cer feste shkruni mer haha hahaha

    Përgjigjjuni
    1. T
      T

      Hajde thuaja specialistit Duka e kompetentit shulku

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje