“Është pak ndeshje e çuditshme sepse Anglia është kualifikuar dhe shqipëria është në play-off. Nuk kanë objektiv, por mendoj se Anglia do të fitojë 2 ose 3-1,"-u shpreh një tifoz.
“Nuk mendoj se është një ndeshje e lehtë. Nuk ka kurrë ndeshje të lehtë, por mund të fitojmë 2-1,”-tha një tjetër tifoz anglez.
Prej shumë vitesh Anglia është në qendër të vëmendjes, pasi deklarohen për të fituar trofetë e mëdhenj si Botërori apo evropiani. Edhe këtë fushatë kualifikuese kanë siguruar biletën të parët, por tani edhe tifozët janë skeptikë se mund ta fitojë botërorin.
“Jo, jo (qesh)”-tha tifozi i parë.
“Kemi shumë lojtarë të mirë individualisht, por luajnë në të njëjtë pozicion. S’jemi të kompletuar,”-u shpreh tifozi i dytë.
Në Angli kombëtarja luajti në një stadium mitik si Ëembley, ndërsa në Tiranë do të luhet në Air Albania që është inauguruar në 2019.
“Është me të vërtetë një stadium impresionues për të qenë I sinqertë. Shoh që përdoret shumë më shumë se sa për një ndeshje futbolli,”-tha tifozi anglez.
Deri më tani tifozët anglez janë ndjerë si në shtëpinë e tyre, teksa po shijojnë edhe kohën në Tiranë.
“Shqipëria duket një vend shumë i mirë dhe shumë miqësor. Erdha të premten dhe do të qëndrojmë deri të hënën. Pres që ta shijoj,”-deklaroi tifozi anglez.
Biletat për ndeshjen Shqipëri-Angli janë shitur prej ditësh tashmë, ndërsa stadiumi do të jetë me kapacitet maksimal prej 22 mijë vendesh.
Po deshi Anglia, tē fitoj 10-0 ndaj Shqipēris nē air Albania.(s'na prish punē) Vēndin e dytē deshēm, vēndin e dytē kemi nē grupin K.Pēr ne ështē mē shum njė ndeshje miqesore se njē ndeshje fifa.
Pse mos ëndërrojmë për një barazim meqë do luajmë pa frikë?!
O Mero Gelbaza "taksirat" e ke shko andej nga Tv. Klan dhe thuaj malokut Sander te dergoje nje skuader me eskorte nga ato qe e mbajne veten per VIP tek tifozet angleze, para dhe droge me bollek dhe kar me bollek.