Tirana dhe Partizani me ‘gisht në gojë’, ‘Air Albania’ drejt mbylljes

25 Korrik 2023, 12:31Sport TEMA

Tirana dhe Partizani me ‘gisht në gojë’, ‘Air


Tirana dhe Partizani janë skuadrat e vetme të Superiores që kanë mbetur në kupat e Europës. Bardheblutë u kualifikuan në turin e dytë të Conference League pasi mposhtën Dinamo Batumin dhe tani do të gjejnë përballë një kundërshtar gjigant si Besiktas. Partizani nga ana tjetër është në të njëjtin raund pasi u mposht në Champions League nga BATE Borisov dhe do të përballen sonte me Atletic D’Escaldes në Andorra.

Të dy sfidat e para do të luhen në transfertë duke i dhënë pak ‘ajër’ Air Albania-s. Sfidat e kthimit do të luhen në Shqipëri, por stadiumi ende nuk është konfirmuar nga UEFA. Sipas të gjitha gjasave pritet të ndodhë më e keqja. ‘Air Albania’ do të mbyllet për të mbjellur barin e ri në mënyrë që të jetë gati për Kombëtaren në shtator.

Në këtë mënyrë Tirana e Partizani mbeten thatë dhe u duhet të udhëtojnë drejt Elbasanit për të zhvilluar ndeshjen e kthimit. Një mundësi e artë për të fituar para nga shitja e biletave e cila humbet nga klubet e kryeqytetit.

Megjithatë ende s’ka asgjë zyrtare por sipas të gjitha gjasave, Tirana dhe Partizani do të mbyllin aventurën europiane në ‘Elbasan Arena’.

1 Komente

  1. e
    enea

    Ky stadjum qe nga dita qe ezhe inaguruar vetem me bar eshte mbjelle dhe pak ndeshje jane lejuar, mbilleni me kanabis se i duhet Dukes se droges.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje