Tirana ndodhet në një moment kritik në Superiore. Bardheblutë kanë vetëm një fitore në 12 javë kampionat, duke gtumbulluar vetëm 11 pikë.
Aktualisht mbajnë vendin e 7 në renditje dhe rrezikojnë qëndrimin në kategori, pasi në këtë moment fjalë titull nuk diskutohet.
I ftuar në emisionin “Max Sport”, që transmetohet në “Euronews Albania”, ish-futbollisti i kombëtares, Ilirjan Alliu nuk është kursyer aspak ndaj trajnerit të Tiranës, Bledi Shkëmbi.
“Tirana është pasuri kombëtare. Nëse je pasuri kombëtare, kur merr vendime, duhet të kesh përgjegjësinë si të tillë. Kur vendos një drejtues, një trajner, duhet të kesh përgjegjësinë si të jesh pasuri kombëtare. Ke përcaktuar objektivat dhe pyet: “A i shkon ngjyra kafe Tiranës? Nuk i shkon, i shkon bardheblu. A i rri mirë kostumi? Nuk i rri mirë, i shkon bardheblu”. Ka tjetër dell, temperament, karakteristikë”, tha fillimisht Alliu.
Më pas ish-lojtari i Tiranës, ngriti alarmin e kuq: “Te Partizani shkon se kanë gjithë jetën që i marrin nga Korça, Tepelena, Përmeti. E pranon se kështu është ndërtuar Partizani në historikun e tij. Te Tirana ka humbur ADN, nuk këndohet me kënga tironse. Të flasim hapur, megjithë respektin për Bledi Shkëmbin si drejtues, si teknik, si futbollist, por unë do të isha menduar shumë gjatë për të. Ka dështuar me sukses në çdo aventurë të tij, dy dështime me sukses të tmerrshme dhe me shumë investime, sidomos te Dinamo që u projektua të fitonte Champions League dhe pastaj ra direkt në Kategorinë e Tretë pa ndaluar në të dytën fare. Por te Tirana kishin një shprehje me aq pak kohë sa isha unë aty: “Me miell misri, nuk bëhet bukë gruri”, tha Alliu.
U be dhe skuadra e Tiranes pasuri kombetare si PD