Tirana pa spektatorë, Artan Pogoni: Ishte shkak-pasojë, lojtarët e Vllaznisë shkuan të provokonin tifozët e Tiranës”!

4 Nëntor 2024, 13:48Sport TEMA
Tirana pa spektatorë, Artan Pogoni: Ishte shkak-pasojë, lojtarët

Tirana është dënuar nga Komisioni i Disiplinës për t’i zhvilluar pa tifozë për gjithë pjesën e mbetur të sezonit.

Kjo për shkak të sjelljes së tifozëve në ndeshjen kundër Vllaznisë, ku hodhën lëndë plasëse që kanë dëmtuar tre lojtarë shkodranë.

Çështja Tirana ishte kryefjalë në emisionin e ri sportiv “Max Sport”, moderuar nga Altin Sulçe, që tanimë transmetohet në “Euronews Albania”, çdo të dielë në mbrëmje në orën 22:10.

I ftuar në program, ishte Artan Pogoni, i cili dha një tjetër këndvështrim.

“Po ta rishikojmë edhe njëherë atë që ndodhi, tifozët e Tiranës u provokuan nga futbollistët e Vllaznisë. Kanë shkuar atje dhe kanë bërë edhe gjeste pas golit. Është shkak pasojë. Sigurisht që nuk mund të mbështes atë sjellje dhe veprimin e bërë nga tifozët e Tiranës, por në gjithë botën nëse ti shënon gol dhe provokon tifozerinë kundërshtare, kemi parë episode nga më të ndryshme, janë gjuajtur dhe janë sharë. Megjithatë dënimi nga Disiplina ishte skandaloz. Si mundet të përjashtosh një tifozeri të tërë për shkak të dy apo tre tifozëve, të cilët janë proceduar nga policia e shtetit”, tha Pogoni.

 

1 Komente

  1. a
    astrit

    Seç me thote mendje se lepuri flen te trasformimi i stadjumet Stermasi ne nje investim fitim prures per boset e bashkise se tiranes ku "bosi" i Tiranes po ju prish pune.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje