VIDEO/ Tifozët e provokojnë duke brohoritur emrin e Messit, reagimi i Cristiano Ronaldos i befason të gjithë

2 Nëntor 2024, 14:42Sport TEMA
VIDEO/ Tifozët e provokojnë duke brohoritur emrin e Messit, reagimi i

Njëri luan në SHBA me Inter Miami, tjetri në Arabinë Saudite me Al Nassr, por rivaliteti mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos mbetet i gjallë përtej kontinenteve. Dy yjet e futbollit kanë dominuar skenën për më shumë se 16 vite, duke fituar së bashku 13 "Topa të Artë" – tetë për Messin dhe pesë për Ronaldon.

Gjatë derbit të së premtes në Arabinë Saudite, mes Al Nassr dhe Al Hilal, që përfundoi me rezultat 1-1, tifozët kundërshtarë e provokuan Ronaldon duke brohoritur emrin e Messit. Portugezi iu përgjigj me një buzëqeshje dhe gishtin e madh lart, duke i nxitur ata të bërtasin edhe më fort.

Lini një Përgjigje