Trajneri i Burnley “ngrin” tifozët kuqezi: Rikthim i Brojës? Është disa javë larg

27 Shkurt 2026, 17:40Sport TEMA
Trajneri i Burnley “ngrin” tifozët kuqezi: Rikthim i

Prezenca dhe roli i Brojën në ndeshjet e fazës “play-off”, të vlefshme për një biletë në Botëror, mbetet në dyshim të fortë, kjo pasi gjendja dhe forma e tij fizike janë ende të paqarta. Nga Anglia, mediat bëjnë me dije se sulmuesi kuqezi nuk do të jetë në dispozicion të Burnley as këtë fundjavë për takimin kundër Brendford. “Bomberi” kuqezi vijon të ketë shqetësime fizike ku i është dashur të kryej disa injeksione për të larguar dhimbjet.

Trajneri i Burnley, Scott Parker në konferencë për shtyp bëri një përmbledhje të gjendjes së skuadër, ku u ndal pikërisht te lojtarë si Axel Tuanzebe, Broja etj:

Axel ndoshta është ende disa javë larg. Ai do të bëjë një tjetër injeksion, kështu që është pak larg. Armando ndoshta është në të njëjtën rrugë. Ai sapo ka dalë nga disa injeksione, kështu që është thjesht në nivel të ulët për momentin. Ai do të rifillojë punën e tij, por do të jetë edhe disa javë larg”, u shpreh trajneri i Burnley.

Kjo deklaratë tregon qartë se Broja është ende larg rikthimit në fushë, është ende larg formës së tij më të mirë duke e bërë të qartë situatën e tij, kur do të rikthehet në formën optimale për të qenë një “armë” më shumë në dispozicion të Sylvinho-s për ndeshjen e fazës “play-off” më 26 mars kundër Polonisë.

4 Komente

  1. B
    Bomberi i leshit

    Lajm i mirë. Bomberi i leshit.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tifozi plak

      Uzuni muci hoxha atehere apo ia fus kot ?ke tjater kemi?asani ka humbur andej nga Irani ,bajrami sa ka filluar te luaje ?

      Përgjigjjuni
      1. p
        pjeter

        Qe te luaje Muçi, duhet Manaj, perpara, hoxha, majtas e e nje tjeter ne rolin e tij djathtas , po per ta lene Muçin ne qender disa mt pas Manajt duhen Laçi e Shehu, e ska vend per Asllanin, qe te luaje Asllani Shehu e Laçi, nuk mund te luaje 4,2,3,1, Muçin duhet ta spostoje Majtas, ne vend te Hoxhes, apo ne vend te Barjamit, por Muçi jep, dhe po jep maksimumin ne qender, edhe ke Trabzonspor ne ate pozicion ben gjithmone super ndeshje. Cdo trajner ka menyren e ti ku ndihet i sigurte taktikish, ka bazen e tij te lojtareve fiks, dhe ata te leviseshem sipas ndeshjeve, edhe Silvinio ben te njejten gje. Sipas asj qe une mendoj, Silvinio do dali me kete formacion, 4, 4, 1,1. Kater ne mbrojtje, Ajeti, Gjimshiti, ne qender, Hysaj , Mitaj Djathtas majtas , ne mesfushe Asllani peroara Mbritjes me Laçin si shkaterrues, e Shehu ne te dyja fazat, si sulmuese dhe mbrojtese, qe per mua eshte me i miri qe kemi, ne te dyja fazat, Hoxha ne korsine e majte si per te sulmuar edhe per tu mbrojtur. Barjami kur aty midis qendres e krahut te djathe me Laçin qe duhet stacionoje aty me shume ne fazen mbrojtese, Manaj sulmus qendre i vetem. Ne pjesen e dyte mund te fusi Muçin ne vend te Barjamit, po te jemi ne disavantazh, ne tekundert, Uzinin, ose Kamberi, qe sulmojne shpesh mbrojtesat kundershtare. Per mua, ska per te ndryshuar nga ç'ka luajtur me pare.Do shkojme ne Poloni per tu mbrojt dhe goditur ne kundersulm me Hoxhen e Barjamin qe dalin shpejt ne suport te Manajt.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tifozi plak

          Shpjegim interesant Pjeter ,Faleminderit.Per Btojen me vjen jashtezakonisht keq per fatin e keq por ka harritur dicka te jashtezskonshme megjitate .nga 2.5 milione kalamaj ne akademite e futbollit vetem 180 ia dalin te luajne ne premier lague .fat i keq per te e per na .

          Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje