Trajneri i Moldavisë: Keqardhje, meritonim fitoren ndaj Shqipërisë

18 Nëntor 2023, 10:53Sport TEMA
Trajneri i Moldavisë: Keqardhje, meritonim fitoren ndaj

Moldavia ia doli të barazonte Shqipërinë në minutat e fundit. Rezultati 1-1 në Kishinjev solli kualifikimin e kuqezinjve në Euro 2024, por mbajti gjallë edhe shpresat e moldavëve për të realizuar ëndrrën e madhe.

Skuadra e Serghei Clescencos duhet të fitojë transfertë e Pragës kundër Çekisë (20 nëntor) për t’iu bashkuar Shqipërisë në Gjermani 2024. Trajneri i Moldavisë foli pas ndeshjes me kuqezinjtë, ku ndër të tjera tha:

Nuk fituam, por luajtëm me një energji të jashtëzakonshme dhe dhamë më të mirën tonë në fushë. Kjo do të thotë se fitorja do të vijë në ndeshjen e radhës.

Sigurisht që u bë më e vështirë pas penalltisë së Shqipërisë, por në pjesën e dytë luajtëm shumë më mirë se në të parën. Djemtë dhanë gjithçka kishin, u jam shumë mirënjohës.

Skuadra ishte e vendosur për fitore, një gjë e tillë u dallua në pjesën e dytë. Për fat të keq, në të parën na munguan vertikalizimet, nuk ishim shumë aktivë në sulm.

Por, në fraksionin e dytë djemtë u çliruan, nisën të sulmonin dhe arritëm të shënonim. Gjithsesi, ne e kemi në duart tona çështjen e kualifikimit.

Shqipëria? Ata nuk krijuan aq sa ne në pjesën e dytë. E pranoj, Shqipëria na vuri në vështirësi me disa kundërsulme të shpejta, por rastet më të pastra i kishim ne. Nëse do të kishim patur pak më shumë fat, do të kishim shënuar edhe golin e dytë.

Ne nuk pritnim të ‘shtypnim’ ekipin kundërshtar. Pjesa e parë nuk ishte pozitive, por ne gjithmonë luajmë më mirë në pjesët e dyta.

Ekziston keqardhja që nuk fituam, pavarësisht faktit që pjesa e parë nuk më pëlqeu. Por ky është futbolli, u ndodh të gjithë skuadrave që të bëjnë një pjesë loje të mirë dhe një tjetër jo të mirë.

Pjesa e dytë e pjesës së dytë tregoi qartësisht se ne e meritonim fitoren. Tashmë duhet të shkojmë të fitojmë në Çeki. Jemi në formë, mund t’ia dalim”, deklaroi trajneri 51-vjeçar.

5 Komente

  1. X
    Xha

    Lërë të kaluarën, shiko te ardhmen.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luani

      Ky është rroçkë fare, mbajtja e topit 76-24.. svajten njëgere në porte..! N

      Përgjigjjuni
      1. t
        tifozi

        Sakte, po cfare do thote ai kur del para publikut te tij? Do justifikohet qe te ruaje vendin e punes. Fakt eshte se lojen e kontrolluan lojtaret tane. Pjesen e pare 75% dhe ne te dyten 55%. Po qe se Shqiperia do luante si ne pjesen e pare pa u terhequr ne mbrojtje, do kishin shenuar me shume gola, por llogarite e Silvihnos ishin bere qe ne te dilnim qofte edhe me nje pike nga kjo ndeshje delikate dhe ai i a doli me sukses. Fakt eshte se ne patem rast qe te dyfishonim dhe trefishonim kur Seferi goditi traversen, apo ne dy-tre raste te tjera kur dolem ne kundersulm dhe mesfushoret ktheheshin mbrapa kur kishin superioritet numerik ne sulm. Moldavet duhet me ja dijt per nder djemve tane qe nuk i munden duke i nxjerre perfundimisht jasht lojes per kualifikim. Kam dyshim se mbase ndonje nga FSHF-ja (nuk do ishte hera e pare) ka bere ndonje pazar qe ti lejonin moldavet qe te barazonin, pasi per ne fitorja apo barazimi na benin pune njelloj.

        Përgjigjjuni
      2. G
        Gjermani 2024!

        Gjini kumeshti ????????????

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fatmir bogdani

          Shqiperia e meriton te jete ne gjermani se ka luajtur futboll bravo jeni yje suksese

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje