
Giovani Colella e ka nisur në mënyrë të gabuar konferencën e parë për shtyp te Partizani, para nisjes së Superiores. Trajneri italian ka folur që në fillim se ku gaboi Mehmeti në bazë të Supersport, teksa shpeshherë teknikët evitojnë diskutime të tillë për arsye profesionalizmi. Sipas Colellas, Mehmeti nuk arrinte dot që t’i jepte moralin e duhur lojtarëve.
“Kam gjetur një ekip jo me entuziazmin që duhet të kishte, por është një skuadër shumë e mirë. Nëse do të kishte moral të të lartë, nuk do të isha këtu, do të vazhdonte trajneri i mëparshëm.
Sigurisht që ne jemi për të arritur këtë objektiv. Punojmë me objektiva të përcaktuar dhe në fund do të shohim nëse do t’i arrijmë ato. Ky është vullneti ynë.
Diçka mund të ndryshojmë. Deri të shtunën lojtarët nuk e dinë formacionin dhe përderisa nuk e dinë lojtarët, nuk preferoj ta zbuloj. Dua që të parët të jenë ata që do ta marrin vesh formacionin.
Ndeshja e parë është shumë e rëndësishme. Por duhet t’ju kujtoj që në vitin që Partizani u shpall kampion humbi në ndeshjen e parë.
Është e rëndësishme, por jo shumë e rëndësishme. Diçka që edhe mund të garantoj është që skuadra ime do të kërkoj të fitojë gjithmonë”, tha Colella.
Italiani nuk e mbysh muajin te Partizani!
filloi te justifikoje deshtimin e tij. legen trainer.
Mehmetk e mori ekipin ne situate te veshtire.arriti objekt.minimal ne kupat e Europes.Nuk eshte serioze te mersh me paraardhesin tend.kjo nuk eshte sbdnje e mire,prandaj bej nje hap pas.
Gazetari te mos behet lavatrice e Mehmetit, por te shkruaje te verteten. Partizanit te Mehmetit i kishin rene breket ne fund te kembeve. Suksesi i partizanit ne periudhen "Mehmeti" ishin blerjet e Jenarit dhe jo Mehmeti. Eleminimi i Partizanit nga kupat e Europes ishte as me shume e as me pak injoranca e Mehmetit. Trajneri italjan tha nje te vertete te madhe, por pa nota diplomatike. PARA PARTIZAN ! ????????????????????????