Tuchel paralajmëron rotacion përballë Serbisë dhe Shqipërisë: Do eksperimentojmë!

17 Tetor 2025, 22:10Sport TEMA
Tuchel paralajmëron rotacion përballë Serbisë dhe

Komisari teknik i Anglisë ka lënë të kuptohet se në dy takimet e fundit në Grupin K, “Tre Luanët” mund të mos zbresin në fushë me formacionin e tyre më të mirë.

Siç dihet Anglia është e vetmja skuadër, e cila ka prerë një biletë në Botërorin e 2026-ës ndërsa në program ka edhe dy takime, të cilat mund të vendosin shumë sa i përket vendit të dytë.

Më 13 nëntor Anglia pret Serbinë në “Ëembley” ndërsa tre ditë më vonë do të udhëtojë drejt Shqipërisë për të zhvilluar edhe ndeshjen e fundit në grup përballë kuqezinjve të Sylvinho-s.

Për takimet në fjalë komisari teknik gjerman është vendosur nën presion prej shtypit britanik pasi në grumbullimin e fundit munguan emra me peshë siç ishte ai i Jude Bellingham.

I pyetur mbi grumbullimet e fundit që do të bëjë për këtë vit, Tuchel, i vetëdijshëm se nuk ka shumë kohë për tu menduar, tregoi se do t’i bënte në bazë të një kodi sjelljeje, i cili ishte i panegociueshëm. “Lojtarët që do të grumbullohen duhet që të jenë shembull në fushë dhe jashtë saj. Ju them që sot se asnjë nuk do të grumbullohet nëse nuk ka sjellje korrekte jashtë fushe dhe nuk impenjohet në maksimum në stërvitje dhe gjatë takimeve zyrtare”, tha Tuchel.

I pyetur për detaje rreth listës të lojtarëve për ndeshjet e nëntorit, tekniku gjerman tha: “Mendoj se në dy takimet e fundit do të kenë minuta lojtarët, të cilët kanë qenë më pak të pranishëm në fushë gjatë këtyre Eliminatoreve. Them se edhe kemi nevojë për të provuar disa lojtarë të ri”.   

5 Komente

  1. N
    Një mik që të do të mirën.

    Ore TT, mos e ndërro formacionin me Serbinë, me Shqipërinë futi të rinjtë.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

      Kjo ka nje problem te madh : Eksperimenti fillon ne ndeshjen me Serbine. Nese eksperimenti deshton , perfiton Serbia qe mund te barazoje ose fitoje. Ne ndeshjen tjeter me Shqiperine mund te hiqet dore nga eksperimenti i deshtuar dhe Anglia fut skuadren e pare dhe e mund Shqiperine. Keshtu qe rrezikohemi.

      Përgjigjjuni
      1. i
        i trembur

        na priska kollodoku

        Përgjigjjuni
      2. .
        ......

        si rregull nese eksperimenton do te thote qe cdo lojtar do jape maksimumin per te rene ne sy te trajnerit per kupen e botes,pra teorikisht na mundin ne dhe serbine dhe ne teorikisht mundim andorren dhe shkojme ne playoff

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sallator Iliro-pellazg

          Obobo do hame sallatorin prape me duket mua

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje