
Legjenda e futbollit anglez dhe e Liverpool, Steven Gerrard, komentoi për “BT Sport” humbjen e rëndë të “Reds” në ndeshjen e parë 1/8 finale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit: “Liverpooli u shkatërrua, humbja 5-2 tregon realitetin e mprehtë.
‘Reds’ nuk bën të pësojnë pesë gola në ‘Anfield’, ndaj do të ketë një analizë të brendshme për arsyet e këtij dështimi të rëndë. Jam i sigurt se Klopp do ta bëjë këtë. Ne kemi parë sërish madhështinë e dy senatorëve si Benzema dhe Modric”.
Ndërkohë, një lajm mjaft befasues për trajnerin e ardhshëm të Paris Saint-Germain vjen nga Britania e Madhe. Sipas “The Sun” dhe “The Scottish Daily Express”, në listën e pasardhësve të mundshëm të Christophe Galtier është edhe Steven Gerrard, i cili mbylli para kohe një eksperiencë jo tamam të paharrueshme në pankinën e Aston Villa, e cila e shkarkoi atë në tetor.
Sipas dy mediave britanike, ish-mesfushori i Liverpool-it shihet si “një figurë e rëndësishme që mund të ndihmojë klubin të përmirësohet”.
Lini një Përgjigje