U përplas aksidentalisht me kameran, anësorja e LaLiga-s përfundon në spital

26 Shkurt 2024, 10:24Sport TEMA
U përplas aksidentalisht me kameran, anësorja e LaLiga-s

Një incident i arbitres anësore Guadalupe Porros në minutën e 15 të ndeshjes së LaLiga-s mes Betis dhe Athletic Bilbaos (3-1), ka bërë xhiron e botës në rrjetet sociale. 37-vjeçarja ishte në krye të detyrës, kur u përplas aksidentalisht me një prej kamerave në momentin e golit të shënuar nga vendasit dhe duke marrë një plagë të madhe në fytyrë.

Menjëherë në fushë zbarkoi ambulnca, teksa Porros u dërgua në spital për një trajtim më të detajuar.

Për fat të mirë, bëhej fjalë për një dëmtim të lehtë me arbitren që pasi mori ndihmën e bluzave të bardha, doli nga spitali dhe do të vazhdojë e qetë periudhën e rikuperimit për t’iu rikthyer më pas sërish profesionit të saj.

Lini një Përgjigje

Blog Tema