UEFA gjobit FSHF: 54 mijë euro për tymueset dhe sendet e hedhura në fushë ndaj Islandës

18 Tetor 2022, 15:58Sport TEMA

UEFA gjobit FSHF: 54 mijë euro për tymueset dhe sendet e hedhura

Sikur të mos mjaftonin vetëm rezultatet jo të mira në këtë fushatë të Ligës së Kombeve, për futbollin shqiptarë UEFA ka edhe një goditje tjetër, këtë herë financiare dhe krejtësisht e evitueshme.

Bëhet fjalë për ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve në stadiumin “Air Albania” Shqipëri-Islandë, takim që përfundoi në barazim 1-1.

54. 125 euro është gjoba që UEFA i ka adresuar federatës shqiptare të futbollit për shkak të sendeve të hedhura në fushën e lojës gjatë takimit, tymueseve apo edhe për një sektor të bllokuar të tifozërisë mike.

Kjo gjobë e radhës është një tjetër goditje pas asaj sportives që merr futbolli në Shqipëri, por që shumë më e evitueshme dhe e kontrollueshme se sa ajo e rezultatit të lojës.

Kjo është e disata herë që UEFA gjobit futbollin shqiptar për sjelljen e një pjese të vogël të tifozëve që kanë shkaktuar këto probleme dhe që në një vazhdimësi të tillë mund të çojnë deri në mbylljen e dyerve të stadiumit për të zhvilluar ndeshjet e kombëtares pa tifozë.

1 Komente

  1. p
    pop olo

    Qe kur Duçja eshte bere president i FSHF cdo ndeshje jemi denuar nga UEFA ose FIFA. Bastardi premtoi qe pas ndeshjes me Polonine do merrte masa qe ngjarje te tilla te mos ndodhnin me.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje