UEFA “mbyll” sytë, tifozët polakë provokojnë Kosovën në ndeshje

7 Gusht 2025, 20:09Sport TEMA
UEFA “mbyll” sytë, tifozët polakë provokojnë

Një skandal është regjistruar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Lech Poznan dhe Yllit të Kuq të Beogradit, ku tifozët polakë kanë shpalosur banerin: “Kosova është Serbi”. Veprimi i tyre u përshëndet nga skuadra serbe në rrjetet sociale.

Provokimet apo thirrjet antishqiptare në eventet e Uefas janë kthyer në diçka krejt normale, me qeverinë evropiane të futbollit që nuk ka marrë masat e duhura, ndërsa një tjetër skandal është regjistruar në duelin e Ligës së Kampionëve mes Lech Poznan dhe Crvena Zvezdës.

Ishin tifozët polakë ata që shfaqën banerin:

“Kosova është Serbi”, duke e shoqëruar edhe me thirrje provokuese për shqiptarët e Kosovës.

Skandali u thellua edhe më tepër, kur në faqen zyrtare të ekipit serb, Ylli i Kuq i Beogradit, u postua fotoja e banerit, duke falënderuar tifozët polakë. E gjithë kjo ngjarje ndodhi në sytë e vëzhguesve të Uefas, ndërsa edhe më herët ka pasur sjellje të ngjashme në përballje të Champions, por edhe në Europa dhe Conference League.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi i këtij institucioni dhe masa që do të merret ndaj tifozërisë polake, e cila duket se u kënaq me banerin, pasi ndeshjen e humbi me shifrat 3-1. Ishak ishte shënuesi i vetëm për Lech Poznan, ndërsa Rade Krunić ishte heroi i Crvena Zvezdës me një dopietë dhe goli tjetër erdhi nga Bruno Duarte.

5 Komente

  1. L
    Lani

    Polak gruqima rraca me e poshter

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rita

      I dashur Kosovar. Nese do te shkruash ne portale Shqiptare duhet te tregosh logjike dhe mos te besh 100000 gabime drejtshkrimore ne cdo fjali. Propagandat Kosovare nuk pijne uje ketu sic e keni kuptuar

      Përgjigjjuni
    2. A
      Augsburg, Gjermani

      Pansllavizmi i qelbur, ortodoksia talibane greko-pansllaviste. Duhet te pergatitemi kunder kesaj kolere antishqiptare.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Brutal

        Ti Kosovar me nickname "Augsburg". Te pergatitet Kosova, jo Shqiperia. Keni aq vite qe na shani e percmoni, e partia juaj e zemres na ka shpallur armik kombetar ne Shqiptaret. Nese doni shtet duhet te keni standarte, jo propagande boshe dhe budallallek sic keni atje. S ju ka faj as Polonia, as Shqiperia. Kerkojeni te vetja problemin

        Përgjigjjuni
      2. B
        Brutal

        E c na duhet ne? Kosovaret ngelen duke percmuar e share Shqiperine dhe na kane shpallur armik kombetar.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje