Vendosi fitoren me golin dhe asistin e tij, Bristoli krenohet me Anis Mehmetin

14 Shtator 2025, 12:44Sport TEMA
Vendosi fitoren me golin dhe asistin e tij, Bristoli krenohet me Anis Mehmetin

Anis Mehmeti po shkëlqen këtë sezon me Bristol City-n. Sulmuesi shqiptar ka tundur përsëri rrjetën në Championship.

Lojtari 24-vjeçar ka shënuar gol dhe ka dhënë asist në fitoren e sotme 0-3 në transfertën kundër Sheffield Wednesday-t.

Të qenurit vendimtar në këtë sfidë e ka bërë atë njeriun e ndeshjes.

Vetë Bristol City ka njoftuar se Mehmeti është shpallur lojtari më i mirë kësaj përballjeje, duke u krenuar kështu me lojtarin shqiptar në faqen e vetë zyrtare në “Twitter”.

Deri më tani Anis Mehmeti numëron 3 gola të shënuar dhe 2 asiste të dhënë në 5 takime të zhvilluara në Championship.

Lini një Përgjigje