VIDEO/ Nuk ndalet se shenuari Anis Mehmeti, 3 gola dhe dy asiste në 5 ndeshjet e para të këtij sezoni, por vazhdon të injorohet nga Sylvinho

13 Shtator 2025, 18:01Sport TEMA
VIDEO/ Nuk ndalet se shenuari Anis Mehmeti, 3 gola dhe dy asiste në 5

Anis Mehmeti vazhdon të shkëlqejë me Bristol City në Championship. Mesfushori me tipare sulmuese dha një asist dhe shënoi golin e tretë për ekipin e tij në fitoren 0-3 në transfertë ndaj Sheffield Wed. (po luhen minutat e fundit të takimit)

Me këtë fitore, Bristol City ngjitet në vendin e tretë dhe është një nga ekipet pretendente për të siguruar në fund të sezonit biletën për në rikthimin në Premier League, pas disa sezonesh.

Në 5 ndeshjet e para të këtij sezoni, Mehmeti ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë dy asiste, duke qenë kështu një nga lojtarët kryesor për Bristol City. Edhe pse ka ruajtur një formë të mirë të vazhdueshme, ai vazhdon të injorohet nga trajneri i Kombëtares, Sylvinho. Arsyeja? Këtë e di vetëm Sylvinho…

(GOLI I SHENUAR NGA ANIS MEHMETI)

1 Komente

  1. i
    i paturpshmi

    Nuk ka gjë në dorë Sylvinho,se më parë ai duhet të 'kollitet tek dr' i federatës ,se ai vendos dhe këtë Mehmeti akoma s'e ka bërë.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje