Vetëm 13 vjeç, Shqipëria ka një kampione Europe në shah! Kler Çaku fiton shtatë ndeshje dhe merr trofeun

1 Tetor 2023, 17:33Sport TEMA

Vetëm 13 vjeç, Shqipëria ka një kampione Europe në

Sportistja e Teutës, Kler Çaku ka fituar titullin kampion në shah, për moshat deri në 14 vjeç. Sportistja shqiptare është kampione Europe në shah, kjo pas suksesit në Kampionatin Europian të zhvilluar në Slloveni. 

Vetëm 13-vjeçare, Çaku ia ka dalë që të sigurojë shtatë fitore dhe dy barazime në këtë turne, teksa në fund është shpallur kampione në kategorinë e saj.


Turneu i të rinjve të shahut u zhvillua prej disa ditësh në Slloveni, aty ku Shqipëria ka dalë me një kampione të re Europe. 

Pjesë e Teutës, Çaku do jetë pjesëmarrëse në Kupën Europiane për Klube 2023 me ekipin e saj, teksa pritet me interes rezultati i saj.

Në Durrës nisi dje eventi i Kampionatit Europian për Klube, ngjarja më e madhe sportive e këtij niveli, me pjesëmarrjen edhe të kampionit të këtij sporti, Magnus Scarlsen.

 

5 Komente

  1. V
    Vlora.Vlora

    Bravo vajzes urime ,gjithashtu dhe familjes per edukimin e duhur

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Urime goces dhe suksese te metejshme.

      Përgjigjjuni
      1. j
        joel shkodra

        Vertet urime vajzes, por ngaqe gazetaret duan qe me tituj te bejne sensacione shkruajne: "Vetem 13 vjeçare ...". Po sa vjeç duhej te ishte vajza kur mosha me e larte ne ate kampionat ishte 14 vjeç? Do te ishte "sensacion" po te ishte kampionati pa kufi moshe.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gurabardhi

          Urime të përzemërta! Ajo duhet të ketë një IQ shumë më të lartë se ajo normale. Në Shqipëri talentet nuk vërtetohen as nuk vlerësohen.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vajza shembull

            Urime vajza e mrekullueshme Kler Çaku! Suksese të reja dhe mis u ndal as në shah as në shkollë!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje