VIDEO: Debutimi në Kupë, Partizani prezanton shtëpinë e re

27 Shtator 2022, 13:43Sport TEMA

VIDEO: Debutimi në Kupë, Partizani prezanton shtëpinë e re

Partizani dhe Oriku luajnë nesër në 15:00 për raundin e parë në Kupën e Shqipërisë. Për herë të parë, të kuqtë zhvillojnë një ndeshje në kompleskin e ri, që ende nuk është i përfunduar totalisht.

Klubi bën me dije se ndeshja e nesërme do jetë me dyer të hapura, duke bërë një ftesë për të gjithë tifozët që duan të ndjekin nga pranë ndeshjen.

Në pamjet e shpërndara nga të kuqtë, duket se punimet në dhomat e zhveshjes, në sallën e forcës dhe në hotelin e skuadrës janë thuajse të kryera, teksa fusha prej muajsh tanimë përdoret për seancat stërvitore.

Lini një Përgjigje