VIDEO: Čeferin lë kostumin, “vesh tutat” në Tiranë dhe zbret në fushë me Luis Figon e Silvinjon

11 Shtator 2025, 11:23Sport TEMA
VIDEO: Čeferin lë kostumin, “vesh tutat” në Tiranë

Legjenda portugeze e futbollit, Luis Figo, u rikthye në fushën e blertë në Shqipëri, duke zhvilluar një ndeshje simbolike përkrah presidentit të UEFA-s, Aleksander Čeferin, dhe trajnerit të Kombëtares shqiptare, Silvinjo.

Aktiviteti u organizua në kuadër të programit të UEFA-s “Futbolli në Shkolla”, me një ceremoni hapëse ku morën pjesë presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, dhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Rreth 100 fëmijë, djem dhe vajza nga shkollat lokale, ishin pjesë e këtij festivali futbolli, duke shijuar një ditë të veçantë pranë emrave më të mëdhenj të futbollit europian.

Ndërkohë, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të zhvillojë mbledhjen e radhës në Tiranë, të enjten, më 11 shtator 2025, nga ora 14:00 deri në 17:00.



1 Komente

  1. O
    Oh sa kom qesh

    He mooooo ju lumte, por nuk e kuptuam ky Seferi luante me kemben e djathte apo te majten ?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje