Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s: Presidenti Čeferin mbërrin në Tiranë

10 Shtator 2025, 16:00Sport TEMA
Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s: Presidenti Čeferin mbërrin

Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ka sjellë në Tiranë drejtuesit më të lartë të futbollit europian.

Pasditen e kësaj të mërkure, në aeroportin e Rinasit mbërriti edhe Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, i cili u prit nga Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka.

“Sot pata kënaqësinë të pres në Tiranë mikun tim, Presidentin e UEFA-s, Aleksander Čeferin, i cili mbërriti në Tiranë me rastin e mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.

Një moment historik për futbollin shqiptar dhe një tjetër dëshmi e vlerësimit të UEFA-s ndaj vendit tonë.

Mirë se erdhe në Tiranë, z. Čeferin!” – shkruan Presidenti Duka në statusin e shpërndarë në rrjetet e tij sociale.

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të zhvillohet nesër, duke nisur nga ora 14:00 deri në 17:00.

Përpara kësaj mbledhjeje, Presidenti Čeferin, Presidenti Duka dhe anëtarët e tjerë të Komitetit Ekzekutiv, së bashku me përfaqësues të federatave europiane, do të marrin pjesë në festivalin e futbollit për fëmijë që do të organizohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

2 Komente

  1. x
    xoni

    Ky mbrin në Tiranë për të marë shukun me euro nga Duka i drogës...i ka kompromentuar të gjithë ky plera.

    Përgjigjjuni
    1. f
      fjala

      Keta do çuar tek Putini se vetem ai u a ben dermanin. Po ç'i duhet ketij Ceferint qe vjen ne Tirane apo ka ca gjera per te marre. Ej, kujdes se Dumani po lufton sidomos qe tani ju ngrohen theriat e ju ben morra.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje