Notat e Shqipërisë: Hysajn e ndez Serbia, Bajrami si në “All Stars”, Broja nuk njihet më

10 Shtator 2025, 09:19Sport TEMA
Notat e Shqipërisë: Hysajn e ndez Serbia, Bajrami si në

Shqipëria ka arritur që të fitojë në shifrat minimale 1-0 kundër Letonisë. Një tjetër ndeshje ku Kombëtarja nuk ka bindur, por këtë herë mjaftojnë 3 pikët për të na mbajtur në lojë deri në fund për ëndrrën e madhe të Botërorit. Më poshtë mund të gjeni vlerësimet e bëra nga Koha Shtesë për disa prej lojtarëve të Kombëtares:

Elseid Hysaj (8): “Lojtari i ndeshjes! Për fatin e keq, kur Shqipëria shkëlqente në gjithë pjesën e ekipit dhe në shumë reparte më parë, Hysaj ishte katastrofë. Ndërsa tani që Shqipëria vuan në shumë drejtime, Hysaj është më i miri. Ajo ndeshje me Serbinë e ka rilindur dhe Hysaj ka nxjerrë dy ndeshje rresht, ndeshjet më të mira me Kombëtaren. Në një moment madje e goditi topin aq fort në ajër dhe e kapi po vetë, i tregonte Brojës se ku duhej të dilte, si të dilte dhe ta jepte topin në këmbë. Super nivel”

Mitaj (7): “Në anën sulmuese nuk ishte shumë prezent sa më parë. Por në fund na shpëton nga një gol i sigurt, një ndërhyrje në vijën fatale që kishte vlerën e një goli të shënuar. Prekjen e topit e ka magjike dhe herë pas here bënte një lëvizje, nga ato të pakta që shihnim në fushë, që elektrizonin njerëzit në shkallët e stadiumit”.

Kristjan Asllani (7): “Super ndeshje edhe nga Kristjan Asllani. Kritikohet vetëm në momentin që Shqipëria humbet dhe barazon jo sepse nuk luan mirë, por sepse i bie më shumë në sy loja e tij. Ndonjëherë duket sikur e vonon diçka në pasim apo që nuk sheh shumë përpara, por ky është stili i lojës së Kristjan Asllanit dhe kështu Interi e bleu nga Empoli. Ka lëvizje klasi me top dhe pa top, driblon dhe me lëvizje trupi, ndërsa penalltia e gjuajtur ishte saktësisht ajo që tregon gjithë teknikën e tij, e pret portierin të hidhet në një krahë që të dërgojë topin në tjetrin”.

Julian Shehu (7): “Mban lartësinë e Kristjan Asllanit. Atë që Asllani nuk e ka në reporterin e tij, topin dhe pasimin e shpejt, e ka Julian Shehu. Super performancë e mesfushorit tonë që tregon edhe njëherë tjetër sesa vlen dhe që është i pazëvendësueshëm”.

Nedim Bajrami (6): “Herë pas here, të jep përshtypjen se Nedim Bajrami është një ndeshje All Stars ku e gjithë bota mban sytë që të shoh sesi Thierry Henry, sesi Ronaldo fenomeni janë duke luajtur akoma. E ka lëvizjen e klasit, atë që turpëron rivalët dhe kështu e nisi ai aksionin e penalltisë duke futur bukur topin mes këmbëve të kundërshtarin. Por fizikisht gjendja e tij ishte thuajse…katastrofë! Shqipëria nuk e ka luksin që të luajë pa sulmuesit e krahut, që të jenë në gjendje të tillë fizike. Diçka nuk shkon me të dhe është një humbje e madhe për Shqipërinë. Bajrami mund të hiqet nga fusha, por kjo nuk është zgjidhja, Shqipëria ka nevojë për Bajramin e kualifikueseve të Europianit, ky i tanishmi është si ai Bajrami i parë vetëm në disa fraksione loje, më pas duket si një futbollist që nuk ka më dëshirë dhe gjunjë”.

Armando Broja (5.5): “është shumë larg Armando Brojës që ne të gjithë presim. Duket një lojtar i tjetërsuar, që nuk ka më dëshirën që t’i futet driblimeve, që t’i afrohet portës dhe ta rrezikojë atë. Mungesa e stërvitjes në periudhën e pushimeve duket qartë dhe prandaj Burnley e ka dërguar në tribunë në të gjitha ndeshjet e nisjes së sezonit në Premier League. Por ndryshe nga Gjibraltari, i jep disa sinjale të mira. Këtë herë pason dhe nuk e mban topin më kot, fut dy topa të mirë në qendër që nëse do të devijoheshin nga Manaj do të ktheheshin në gol dhe punon më shumë në mbrojtje. Fizikisht, gjendja shumë e keqe”.

Rei Manaj (5): “Lojtari më i dobët në fushë! Dy herë vijnë pasimet e Brojës tek ai dhe Manaj nuk bën detyrën për të sulmuar qendrën e zonës dhe për ta shtyrë topin drejt rrjetës. Një notë për forcën dhe faktin se është luftarak në duelet ajrore, por më pas, asgjë më shumë”.

13 Komente

  1. F
    Faji i silvinjos

    100% dakord. Por faji është i Silvinjos.

    Përgjigjjuni
    1. "
      "BOHOTINA"

      Loro Boriçi i madh as nuk do ta merrte Manajn per te mbledhur topat jashte fushe. Ku fuste lojtare Loroja po te mos ishe mbi 1. 85 m. Hiqni dore nga Broja. Nuk behet me. E humbi ate qe kishte ne dore. Na lodhet shume ju te shtypit me Brojen. Jeni shume fajtore per trajtimin e tij si hyjnor. E shkaterruat. Tani broçkullisni kot. Ai per mua ka marre fund. Duhet gjetur tjeter ne vend te tij. Broja 19 vjec mundi 2 here vetem Hungarine. Tani flisni kot per te dhe mos harroni se jeni shume fajtore ju te shtypit per te.

      Përgjigjjuni
      1. p
        partia

        Sa punë të madhe p bën broja në favor të kundërshtarit kur ndalon në vend dhe pret të lëshojë ndnjë vickë. Lojtarë të tillë iu duhen kundërshtarëve. Sylvinnjo të heq qafe këtë ngatërrestar dhe mos bie preh e mediave, me melodi gjumi të amortizuar dhe konsumuar. Merrni me mend. Asani pushohet, Broja llastohet.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Noar

          Shkoni mor kurva u bete ju specialista te vlersoni Brojen

          Përgjigjjuni
      2. A
        Anarkisti

        Dhe c eshte me kryesorja stadjumi qe plote pa ata injorantet ekstremiste qe sabotojne ndeshjet me thirrje te terroriste qe te marrim gjoba. Jo se benin propagande qe pa "tifozat mutezi" stadjumi do ishte bosh

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cufe

          Po veruni nga nje note 2 me hater. Sikur po luanin me Italine apo Gjermanine.. Keshtu futbolli luhej neper spartakiada me perpara........... Cfar faji ka Silvinjo...!?me keta lojtare edhe vendi i 5 ne grup eshte arritje

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mire

            Broja zéro po zero me bisht Hysaj ylle i tregon te rinjeve qe jeni te plakur ne moshe te re . Mario Mitaj super ylle. Shehu top. Elbasansi super top. Kemi problème golin nuk ka sulmues. Sulmues qe kthen topin mbrapa eshte Broja i rralle haaaaa ......

            Përgjigjjuni
            1. p
              partia

              Tip sulmuesi DEFENSIV. Nuk ka paë bota e futbollit kurrë. Manaj, sulmues STOPER, mrekulli

              Përgjigjjuni
            2. R
              Realisti

              Manaj , Bajrami duhet te pershendeten me kombetaren. Respekt per ate qe kane dhen deri tani. Tash e tutje : adios!

              Përgjigjjuni
              1. J
                Jeniceri

                Llogarit nuk behen keshtu ,sic i pelqen Dukes dhe Silvinjos . Duhet gjukuar pse nuk shenuam gola te tjere . Penalltija edhe mund te mos jepesh dhe mbeteshim ne meshiren e fatit . Ekipi calon ne sulm. Harxhohen energji dhe rezultat nuk ka . Ku qendrojne dobsit e lojrave qe jane zhvilluar deri tani . Vendosja e lojtarve akoma nuk eshte konsoliduar . Gje qe nuk premton ne perballjet me skuadra solide qe luajne standart . Ne asnjehere nuk bejme te njejten loje . Kjo nga vendosja e lojtarve ne pozicjonin e duhur . Broja ka vite qe stonon ne ate pozicjon qe luan . Asnje trainer ,sado pa eksperience, kur shikon, qe lojtari nuk jep reziltat ,mendon per ta stervitur ne vendim me optimal . Broja nuk eshte se ska cilesi . Atij i mungon pozicjoni me i favorshem per gjatsine qe ka . Futbollistet shtatlarte gjithmone kane qene te rrezikshem dhe rezultative, si pyke ne sulm . Broja ,ne keto 6 vite ,nuk eshte provuar ne kete role. Luan si lojtar ansor qe mund ta bllokosh ose vonosh ne aksjon sulmi . Shpesh te tille lojtare dalin jashte loje edhe per faktin se ne ansore duhen lojtar xhonglera e te shpejt me shperthime . Broja shperthen por s'ka saktesi ne xhonglime te dali para portes por gjithmone ne ansore qe favorizon vetem lojtarin e qendres . Ne qender kemi Manaj dhe prapa sulmit te vetmin Asllani ,qe mban peshen me te madhe te mesiit te fushes.Manoj del bllof nga mbulimi qe i bejne mbrojtsat shtatlart te kundershtarit . Mbetet rastesija si ajo qe nuk cfrytezoje Barjami e Gjimshiti . Pra sulmi nuk funksjonon qe te maresh rezultatin . Ne pjesen e dyte u rezikuam dhe munsd te ishim ndeshkuar . Pse . Lojtaret u lodhen mbasi harxhuan teper energji ne pjesen e pare . Ky eshte difekt i trainerit .Mesi i fushes u shkermoq . Sulmi qe me i zbehte . Dy ansoret e mbrojtjes dilnin shpesh ne sulm pa rezultat . keto as qe u riparuan me nderrimet . Nderimi i pare edhe mund te mos behej . Noshta Lacaj s'kishte me fuqi . Po dhe Manaj nuk po jepte ate qe duhej .Nderimet duhershin bere duke zvendesuar 3 lojtar njehershi . Barjamin ,Manaj dhe Brojen . Te futesh Daku , Uzuni dhe Hoxha . Une e shikoj te pamundur kualifikimin per ne boteror . Takimi me Sebine do te jete fatal per kombetaren shqiptare . Edhe nje pike ti marrim Anglise nuk kemi kualifikim .

                Përgjigjjuni
                1. p
                  partia

                  të lumtë, ke fol si partia

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    Jeniceri

                    C'fare s'te pelqeu o shoku delegat . Partine e kemi te forte ,grusht bashkuar me ju bythlepirsa, qe rroni me dam damet e Armando Dukes .Duro dhe do ta mesosh, fundin e Kombetares ne futboll . Skuader kombetare me jenicer prodhojne vetem hajdutet .

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Noar

                      Uzunin e ke rracen tende prandaj e do te luaj eeee shejtan

                      Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje