Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, u shfaq i lumtur dhe krenar për paraqitjen e lojtarëve pas triumfit 1:0 ndaj Letonisë në “Arenën Kombëtare”. Braziliani e cilësoi fitoren si shumë të vlefshme, duke nënvizuar se përballë kishte një kundërshtar të fortë.
“Letonia është një rival i fortë. Në ndeshje të tilla, nëse nuk shënon golin e dytë për ta mbyllur, rrezikon shumë. E pamë që ata krijuan dy-tre raste të rrezikshme,” tha Sylvinho pas ndeshjes.
Ai foli edhe për zgjedhjet taktike dhe menaxhimin e lojës:
“Kumbulla ndoshta duhej të futej më herët. Ndryshimet me Bajramin ishin të qëlluara, ndërsa për Gjimshitin dhe Ajetin meritat i shkojnë edhe kundërshtarit. Për Brojën hezituam ta zëvendësonim herët, pasi Letonia do të afrohej më shumë me zonën tonë. Në pjesën e dytë ai gjeti hapësira dhe zhvilloi disa kundërsulme të rrezikshme. Broja nuk është një nëntëshe tipike, por di të shfrytëzojë hapësirat dhe depërtimet.”
Duke parë përpara, tekniku kuqezi tha se ekipi tashmë do të fokusohet te sfida e tetorit kundër Serbisë:
“Jam krenar për lojtarët e mi. Kemi punuar dhjetë ditë për këto dy takime. Kemi parë edhe ndeshjen e Serbisë me Letoninë. Pas dy-tre ditësh do të nisë puna për atë sfidë, pasi të analizojmë këtë që sapo lamë pas.”
Në fund, Sylvinho vlerësoi disa prej futbollistëve për kontributin e tyre:
“Asllani po bën një rrugëtim të shkëlqyer me Kombëtaren. Jam shumë i kënaqur edhe me Nedim Bajramin. Ai dhe Asani po punojnë me shumë përkushtim,” përfundoi trajneri i Shqipërisë.
Ti i merr parate qyl fare. Pas minutes te 60 ekipi nuk egzistonte fare ne fushe.Broja,Bajrami dhe Manaj komplet jashte forme. Asnjeri nuk meritonte te ishte titullar. Zevendesime te bera pas minutes se 80 kur ne fakt duheshin bere ne pushim te ndeshjes pasi gjysma e ekipit ishin thjeshte kembesore. I thuaj faleminderit Mitajt qe largoi topin pothuajse ne vijen fatale se sot do te ishim eliminuar zyrtarisht.
Albanezet e Kane problemin me mesfushen. E gjith mesfusha ka lojtare pa minutazh ne ekipet e tyre dhe jane fizikisht te pafte te mbajne peshen e lojes. Po te shikosh ndeshjet e fundit btw albanezve mesfushoret luajne si mbrojtes te avancuar dhe kjo krijon problem me hapsirat boshe duke lodhur te gjithe repartin e mbrojtjes. Ne cdo sulm mesfushoret nuk arrine te koordinojne lojen me pasa te shpejta dhe me distance te shkurter dhe topa horizontale. Ne te gjitha rastet mesfushoret gjithmone leshojne topa vertikale ne drejtim te sulmit qe ben keta te fundit dalin offsite ose jane te markuar me dy mbrojtes. Broja Shpendi Dhe Hoxha duhet te jene ne 90 minuta loje. Nqs areijne te shenojne dy here e ka kryer detyren. Mesfusha duhet we te kete ndrrime te shpeshta qe te jete e fresket dhe detyrimisht te luaje e avancuar dhe pressing. Shpendi mund te jete nje kandidat per qender meafushe qofte dhe playmaker. Asani Asllani jane lojtare krahu dhe si te tille duhet te levizin. Broja eshte ekselent si qender sulmi. Nuk mund te presesh te shenoje Broja vetem duke i dhene topa verticale. Ne fakt mesfusha duhet te luaje per Brojen.
Ndeshje e dobët
Faleminderit arbitrit qe dha penalltine . Me Serbine nuk do te kete arbiter te te favorizoje .Bile po filluar te luani rende do ndeshkoheni me kartiona ,penallti e te kuqe .
Qylaxhi ,vetem mer leket ,ne evropian beri gafa te medha me zevendesimet ,duhet te ishte larguar qe aty, s ka sjelle asgje ne lojen e ekipit shqiptar ,biem ti biem
Duhet te ikesh. Legen gjibraltari ekip i forte letonia ekip. I forte po me serbine si do jà bosh