“Nuk kam bërë fazë të plotë, janë disa gjëra që nuk po flas…”, Broja: Më mungon shumë goli, por e di që do të vijë shpejt

9 Shtator 2025, 23:36Sport TEMA
“Nuk kam bërë fazë të plotë, janë disa

Armando Broja ishte një nga më të mirët në fushë kundër Letonisë. Pas fitores ai deklaroi se ishte një ndeshje e vështirë dhe se shpreson që goli do të vijë shumë shpejt nga ai.

“E dinim që ka për të qenë ndeshje e vështirë, edhe atje e patë rezultatin që ishte 1-1, Serbia e mundi 1-0, Letonia mbrohet mirë, janë ekip i fortë, luajnë me pasime dhe luajnë futbol të bukur, e dinim që do mbroheshin me 5 apo më shumë. E dinim se do ishte si Andorra, por është nivel tjetër. Duhet një rezultat 1-0, se këto ndehsje janë të vështira për të krijuar raste dhe për të shënuar gola, e patë që rrinin mbrapa dhe nuk kishte shumë hapësira mbrapa. Luajtëm shumë mirë pjesën e parë, në të dytën mund të luanim më mire, në fund por ishte rezultat pozitiv.

Më mungon shumë goli, sulmes jam e duhet të bëj gola, në 4-5 ndeshjet e fundit kam luajtur në të djathtën, është pozicion i ri për mua, po e kuptoj më shumë, pas shumë vitesh që nuk kam luajtur në atë pozicion, duhet të kuptohem patjetër në fushë, me Hysajn, Manajn, Laçin që kam afër, e dinim që do mbroheshin mirë, të dilja pas shpine, kemi krijuar shanse, të futja topin në zonë por goli duhet të vijë dhe do të vijë sipas mendimit tim.

Të them të drejtën nuk kam bërë fazë të plotë, ishin disa gjëra që nuk po flas, mes klubeve. Nuk kam stërvitje të mirë, por edhe nuk kisha shuëm kohë, por si e thashë, është mirë që luajtura sot, kanë shumë minuta. Për të marrë gjendjen fizike. Kam shuëm kohë që nuk kam patur aktivizim loje dhe për mua kjo është gjëja më e madhe”, deklaroi Broja.

6 Komente

  1. S
    Sulmues qe kthen topin mbrapa

    Edhe une keshtu mendoje qe nje dite nga viti 2500 do vije goli..... Une nuk kam pare sulmues qe kthen topin mbrapa, qe je kot te pakten pranoje .

    Përgjigjjuni
    1. A
      Alba

      2025 ke dasht me than Kunder serbis

      Përgjigjjuni
      1. p
        pjeter

        Brojes nuk i duhen topat kur ka 5 kundershtare ngjitur, Brojes i duhen toppa te shpejte qe te shfrytezoje vantazhin mbi kundershtaret,sprintin e tij. Si Hysaj si Shehu nuk e kane kuptuar akoma se kur duhet tja rikthjeje topin brojes,megjithse qe te dy luajten mire,sidomos Shehu po merr gjithnhe e me shume siguri e personalitet e mes fushe,por duhet qe te kuptojne me shpejt levizjet e Brojes. Sigurusht qe te ndjekesh Brojen e sprintet e tij,duhet edhe qe lojtaretce tjere te kene nhe forme fizike shume te mire,sepse pjesen e dyte skuadra bie fizikisht,dhe po e shoqerove me 4-5 futbolliste e humbet topin e fazen sulmuse,rrezikon kundersulm fatal. Te analizosh e te shfrytezosh talenton e Brojes eshte e komplikuar, e ke aty, mund te ta zgjidhi ndeshjen per nje moment, por ai vetem nuk ja arrin qellimit, ka nevoje per shoket e duhur,dhe ketu vjen problemi per gjithe trajneret e tij, e shofin me potencial, ja njofin cilesite teknike e fizike, por per loje skuadre e 90 min, nun e preferojne shpesh. Per mendimin tim modest,Broja eshte si nje Leao ne kraun e djathte,duhet gjetur sistemi per ta shfrytezuar aftesite e tij.

        Përgjigjjuni
      2. Z
        Zana

        Ca eshte ky lojtar qe duket si muxhahedin i Afganistanit...pupupu, pse shqiptaret jane aq te shemtuar

        Përgjigjjuni
        1. k
          kxp

          Broja eshte komplet jashte forme. Edhe driblimet dhe shpejtesia qe i kishte cilesi te tijat nuk i ka me.Shpresojme qe te rigjeje formen por duket qe demtimet e kane ndryshuar edhe karakterin e tij ne fushe.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vjosa

            I dashur Armando ! Je shumë i ri dhe mund të bësh gjithshka.Shiko ndeshjen me Letonin dhe nxir prej asaj konkluzionet që ti të kuptosh Ç'duhet e ç'nuk duhet të bësh.Pastaj nxir detyra për vehte dhe ato të ngelen në mëndjen tënde detyra dhe objektiva për ti realizuar në lojë d.m.th.në fushë .Gabimet taktike s'kan të bëjnë me gjëndjen fizike ,ti do të luash 40 ,50 ,70 , minuta dhe do lodhesh ,sepse nuk ke gjëndje fizike por ato minuta duhet të shkëlqesh nga anët e tjera .Pozicioni në fushë nuk është justifikim ,një lojtar i mirë luan në të gjitha pozicionet . Armando luaj thjeshtë dhe mos mendo gjëra të mëdhaja para kohe.Ç'do gjë ka kohën e vetë ,me punë vetëm me punë vijnë të gjitha. JE DJAL I MIRË DHE KE MUNDËSI E TË DHËNA MË SHUMË NGA TË GJITHË ,PËRPARA ARMANDO ,PËRPARA VETËM LUFTO DHE KALO ME SUKSES NDESHJEN ME SERBINË.KA SHUMË RËNDËSI AJO PËR TY NË RADHË TË PARË PASTAJ EDHE PËR NE.TË UROJ SUKSESE TË SINQERTA.Një sportdashës dashamirës për ty e për të gjithë.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje