Kombëtarja shqiptare ia doli që të fitonte përballë Letonisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 1-0, falë goli të Asllanit nga 11-metërshi. Në përfundim të këtij dueli, para mediave ka folur mesfushori Qazim Laçi.
“Më duket nga minuta e parë kemi treguar dëshirën për të fituar këtë ndeshje patjetër. Në pjesën e parë kemi krijuar raste, por edhe në të dytën. Si gjithmonë na mungon finalizimi. Kemi folur të gjithë lojtarët dhe me ata që krosojnë, nuk është e lehtë gjithmonë për t’i çarë.
Si me Serbinë ashtu dhe sot, nuk ishte e lehtë. Për fat të keq nuk kemi shënuar shumë, por jemi të kënaqur me performancën tonë. Shpresoj që të vijë goli edhe me Serbinë.
Transferta e Beogradit? Këtë ndeshje duhet ta marrim me mend vetë, na pret një ndeshje e vërtetë. E treguam në stadiumin tonë që nuk e kemi frikë Serbinë. Thjeshtë duhet të punojmë tek finalizimi, pasi çdo aksion do të jetë i rëndësishëm dhe ta mbyllim sa më shpejt”, tha mesfushori dibran.
Po cfarë finalizimi kur gjuan për LARASKA. Gjithë ajo portë !!!!!!!!! Ti Laci ishe vari lesht mbrëmë.
Laçi ! punoni për ekipin,në portë do gjuaj ai që ka pozicion më të volitshëm.Hiqni dorë nga egoizmi për të shënuar, ky është gjithë difekti ii ekipit tonë .Shiko gabimet e Bajramit në ndeshjen me Letoninë.,mania për të shënuar hubëm disa aksione . Kur mer një sulm individual gjaj ti dhe finalizoje ti por kur sulmon gjithë ekipi ç'do gjë vihet në shërbim të shokve. Bajrami me individualitetin që tregoi duhej nxjerë jashtë automatikisht ,por këto gjëra si bënë dot Silvlnjo ,duhet të ishte i madhi BEJKUSH BIRÇE.
PO pse u priten këmbët e gjuani në portë me forcë pionerësh. Më mirë të keni pak frikë e shumë forcë.