“Mendova se nuk do luaja më”, Heroi i sfidës, Asllani: Ndeshja me Letoninë ishte finale për ne

9 Shtator 2025, 23:19Sport TEMA
“Mendova se nuk do luaja më”, Heroi i sfidës, Asllani:

Në një ndeshje emocionuese në stadiumin “Air Albania”, Kombëtarja shqiptare arriti një fitore të ngushtë, por tepër të vlefshme ndaj Letonisë, duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 1-0.

Kjo përballje, pjesë e kualifikueseve për Kupën e Botës, u cilësua si vendimtare për kuqezinjtë, të cilët treguan karakter, disiplinë dhe dëshirë për të mbajtur gjallë ëndrrën botërore.


Heroi i kësaj përballjeje ishte mesfushori Kristjan Asllani, i cili pas ndeshjes foli duke e cilësuar sfidën si një “finale” të vërtetë për ekipin.

“Emocion i madh. Kjo ishte një finale për ne, duheshin tre pikë. Jam i lumtur sepse kemi vrapuar gjithë ndeshjen, kemi luajtur si skuadër dhe këto ishin tre pikët që na duheshin. Mora një goditje me taka në gju. Punova shumë mirë në fund të pjesës së parë. Besoja se nuk do të futesha në fushë, por tani jam mirë dhe jam shumë i lumtur. Sot ishte një finale dhe jam shumë i lumtur për skuadrën.


Shehu është një lojtar fantastik, është një lojtar i ngjashëm me mua, ka qejf të mbajë topin, luan me të dyja këmbët. Na ka ndihmuar shumë, ka ndihmuar gjithë ekipin. Unë e kam shumë qejf që të gjuaj penallti. Duhet të punojmë sepse këto ndeshje janë shumë të vështira, duhet të bëjmë golin e dytë”, tha Kristjan Asllani.

 

3 Komente

  1. G
    Grom

    Allan! Letonija vendosi 5 mbrojtes! Me sa kamvrojtuar kur vendos 5 mbrojtes eshte sigurte nje penalties. Eshte ceshtje hapesire para portes, qe shkaktpn penalties. Shqiperia ne fakteshte e pregatitur per nje mbrojtje me 4 mbrojtes.Jo pese! Ishte gafe e trainer it te Letonise! 4-3-3 duket me solide

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilir

      Heroi...?! Asllani ka talent por ngadaleson shume manovren e skuadres, daljet ne sulm me pasimin e sakte qe ka, e ben shume rralle. Me ato pasimet mbrapa e rrotullimet e pa nevojshme i jep kohe kundershtarit. Nuk kemi befasine. Shikoni Shehun, ishte me i miri ne fushe. Me i qarti dhe me efektivi ne cdo nderhyrje e prekje topi.Fitonte cdo dyluftim dhe VERTILALIZONTE me shpejtesi,(ate gje qe Asllani nuk e ben) . Shehu inteligjent e reaktiv, lexon ndeshjen shpejt dhe reagon sakte. Po te luaje me lart eshte shume i rrezikshem per kundershtaret. Pastaj Hysaj, sot bashke me Shehun kane mbajtur barren me te madhe. Mitaj, qe mendoj eshte i treti ne radhe per nga paraqitja ne loje dhe rendesia per ekipin sot, po ta perdorim si mesfushor, me nje mesfushe me 5, do te ishte me efektiv sepse ka edhe driblim e pasim te mire pervec qe mbron.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vjosa

        Kristjan ! Hiq dorë nga dirixhimi me gisht në fushë.Në ekip ka lojtarë më të pjekur dhe të qartë nga ana taktike.Ti vetëm lëviz shumë ,je i mobilizuar dhe ke dëshirë për fitore , kaq mjafton për ty .Ndërkohë ti bllokon shpesh sulmet e ekipit duke diktuar mendimin tëndë të gabuar ekipit.Kthimi pa vënd i topit (lojës)mbrapa e dekurajon ekipin ,e lodh pa arsye dhe prish të gjitha aksionet për të cilat sulmuesit vrapojnë dhe presin një top të gjatë në thellësi ,një krosim , një koridor , dhe në fund të shikjnë tyja me naze e dëngla si lojtar i "madh" të kthesh topin mbrapa dhe fillon nga udhëzimet si trajner i dytë në fushë.Unë që po të shkruaj s'do luaja me ty në një ekip që nis në sulm dhe e kthen mbrapa sa herë të thotë ty ajo mëndja e vogël e jotja.Ndrysho sa më parë se do të bjeri vlera shumë shpejtë.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje