Arlind Ajeti: E rëndësishme është fitorja, të shkojmë kështu edhe në Serbi

10 Shtator 2025, 11:10Sport TEMA
Arlind Ajeti: E rëndësishme është fitorja, të

Mbrojtësi Arlind Ajeti deklaroi pas fitores kundër Letonisë se patën mundësi edhe për golin e dytë por të rëndësishme në fund janë 3 pikët. 

Ai gjithashtu falenderoi tifozët për mbështetjen në stadium. 

“Besoj që kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, shumicën e kohës e kishim topin, e qarkulluam shumë mirë, krijuam raste, patëm mundësi të shënonim edhe golin e dytë që na e kishte lehtësuar shumë ndeshjen. 

Prapë se prapë 1-0 nuk është keq, nuk morëm gol prapa dhe kjo është e rëndësishme. 

Gjithmonë, jemi falenderues për tifozët tanë, na mbështesin jashtë mase në çdo ndeshje si në shtëpi, si jashtë. Pa ta nuk bëjmë dot asgjë. 

Sot ishte një ndeshje e rëndësishme, morëm 3 pikë dhe shpresoj të shkojmë kështu edhe në Serbi”, deklaroi Ajeti për mikrofonat e FSHF-së.

Lini një Përgjigje