VIDEO: Ekzekutim perfekt i Armando Brojës, Shqipëria fiton në pjesën e parë ndaj Lihtenshtejnit

3 Qershor 2024, 20:49Sport TEMA
VIDEO: Ekzekutim perfekt i Armando Brojës, Shqipëria fiton në

Kanë përfunduar 45- minutat e para të ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Lihtenshtejnit, takim që po luhet në Austri, i cili është një test i rëndësishëm për kuqezinjtë në prag të ndeshjeve të fazës së grupeve të “Euro 2024”.

Shqipëria e ka mbyllur me fitoren pjesën e parë me rezultatin 1-0.

Autori i golit për kuqezinjtë ishte ylli i skuadrës Armando Broja I bëri një goditje perfekte brenda zonës pas asisit të Bajramit.

Një gol i rëndësishëm për Brojën që i jep më shumë besim pas një mungesë të gjatë. (TemA)

(VIDEO E GOLIT)

5 Komente

  1. T
    Tifozi

    Gol koti , po të më lenin edhe mua të lirë mbrojtesit do ta boja atë gol me sa duket kon ron në mereveshje qe të lejohet Broja të boj gol , nuk ka si të kuptohet që u la aq i lirë në zonë si dhe portjeri boni sikur u kacavjer. Në asnjë rast në historinë e futbollit ato goditje dënimi nuk janë realizuar me këtë skemë , këto goditje gjuhen direkt në port ose krosohen para portës, kjo goditje u bo për ti thënë Brojës boje golin se do jesh i lirë pa u markuar. Sado po mundoheni ti jepni dorë Brojës Ai nuk e justifkon ate vënd para Cikalleshit dhe Ozunit

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lexhenda

      O tifoz. Zgjohu o buf!!! Ishte skeme dhe i zuri kundershtaret ne befasi…

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tifozi

        O Legjenda! Zgjou o Buf se u bo note, po të ishte skemë Broja nuk e ka vendin në atë pozicion , po i thanë rri aty se kemi ra mareveshje qe nuk markohesh dhe të bojsh gol për të dhënë pak kurajo se ke maru si futbollist

        Përgjigjjuni
      2. Roberto

        O Tifoz ! Goli eshte gol. Nuk ka gola kot-i dhe gola plot-i. Edhe me bythe ta besh golin te jep fitoren.

        Përgjigjjuni
      3. T
        Tifozi plak

        Nashi edhe plaka ime rahmet do e kishte bere ate gol ndal Liechtenstein i cili vinte me 15 mungesa ne formacion .Por eshte pozitive qe djemte luajten se bashku pasi ne kombetare iu duhet te pershtaten shpejt me shoke skuadre te cilet i shohin 2-3 here ne vit ,prandaj edhe shohem ndryshime midis lojes ne klub dhe ne kombetare .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje