Atletico Madrid ka arritur të kualifikohet në çerekfinalen e Champions League, teksa mposhti pas gjuajtjes së penalltive skuadrën e Interit. 90-minutat e kohës së rregullt përfunduan 2-1 për spanjollët, por ndeshja shkoi në shtesë pasi italianët kishin fituar sfidën e parë 1-0.
Sigurisht që festa është legjitime te Atletico, por pas kualifikimit, ato që kanë marrë vëmendjen e tifozëve janë reagimet Diego Simeones. Në një moment, spanjolët humbin një rast flagrant që do t’i kualifikonte direkt në Champions, dhe reagimi i trajnerit po bën namin në internet. Trajneri u shtri në fushë me fytyrën përtoke dhe diçka e tillë ka marrë vëmendjen e tifozëve.
Unparalleled touchline passion from Diego Simeone pic.twitter.com/YD5ZlwDUKD
— Football on TNT Sports (@footballontnt) March 13, 2024
Po ke te drejt