VIDEO/ Tragjedi në futbollin indonezian, trazira në fushë. Të paktën 129 të vdekur mes të cilëve fëmijë dhe policë

2 Tetor 2022, 10:24Sport TEMA

VIDEO/ Tragjedi në futbollin indonezian, trazira në fushë.

Një ndeshje futbolli është kthyer në një tragjedi kombëtare teksa tifozët të zemëruar pas disfatës së Arema Malang ndaj Persebayas, u futën në fushë për të protestuar ndaj lojtarëve por edhe për t’u përleshur me tifozerinë kundërshtare.

Situata doli jashtë kontrollit shumë shpejt dhe nisi një përplasje e cila pati pasoja fatale për të paktën 129 persona që humbën jetën, mes tyre fëmijë dhe forca të policisë.

Autoritetet saktësuan se pjesa më e madhe e vdekjeve u shkaktua nga problemet me frymëmarrjen si pasojë e rrëmujës në turmë ndërsa futbolli në Indonezi është ndalur për të paktën një javë.

 

Lini një Përgjigje