
Vllaznia regjistroi një fazë perfekte përgatitore teksa edhe këtë herë shkodranët fituan me rezultatin e thellë 6-0 ndaj skuadrës austriake Oven Binder Splash.
Tekniku Mirel Josa aktivizoi në fushë të gjithë lojtarët në dispozicion dhe sinjalet që mori ishin pozitive.
Çdo gjë u vendos në pjesën e parë pasi kuqeblutë ishin të papërmbajtshëm. Aralica, Çoba, Heriç, Jonuzi dhe Kruja dy herë ishin protagonistët kryesor të Vllaznisë.
Tanimë skuadra shkodrane është gati për Kupat e Europës. Shkodranët përballen në turin e dytë të Confernce League me rumunët e Universita Krajovës.
Dueli I parë luhet në “Loro Boriçi” më 21 korrik dhe pas javë kuqeblutë udhëtojnë në transfertë.
Lini një Përgjigje