West Ham me siguri është i kënaqur të dëgjojë thashethemet për një lojtar që Chelsea mund të shesë këtë verë.
“Blutë” kanë ende një organikë shumë të madhe, veçanërisht kur merren parasysh individët e huazuar. Me sa duket, skuadra e Mauricio Pochettinos mund të shesë një nga të huazuarit e tyre në sesionin e ardhshëm të merkatos.
“Football.London” pretendon se Armando Broja mund të largohet nga Chelsea përfundimisht këtë verë. Sulmuesi 22-vjeçar është huazuar te rivalët Fulham për gjysmën e dytë të këtij sezoni, ku ka qenë shumë i pafat, pasi nuk ka gjetur shumë hapësira në fushën e blertë. Ai ka luajtur vetëm pesë ndeshje me Fulham dhe asnjëherë nuk e ka nisur ndeshjes si titullar.
Mësohet se “blutë” synonin ta shisnin shqiptarin në janar përpara se të sanksiononin huazimin e tij. Raporti shton se West Ham ka 'interes afatgjatë' për Broja, i cili rrezikon të shitet gjatë verës.
“SportsLens” raportoi këtë javë se Chelsea shpresonte të gjeneronte deri në 50 milionë paund nga shitja e Brojës. Por drejtuesit e klubit mund të kënaqen edhe me një ofertë prej rreth 25 milionë paundësh për qendërsulmuesin shqiptar.
Sulmuesi shqiptar nuk ka spikatur që nga huazimi te Fulham, por sulmuesi i shpejtë ka shumë potencial dhe duhet një skuadër që beson te ai, që të zhbllokohet.
Cdo me thene: "Sulmuesi shqiptar nuk ka spikatur që nga huazimi te Fulham, ...". Si mundet te "spikatesh" ne nje skuader, kur ngroh stolin dhe luan vetem 5-10 minutat e fundit? Broja po digjet nga traineri Silva i Fulham. Sa here qe futet ne fushe, merr nota me te larta se sa Muniz, qe luan gati tere ndeshjen. Nje lojtar, sado i mire qe te jete, nuk ben dot nese nuk aktivizohet rregullisht.
Broja po digjet sepse skuadrat qe duan ta blejne, duan ti ulin vleren kartonit te tij. duke mos e aktivizuar.
Broja broja broja na merziten duke e bere lajm cdo dite pavaresisht se ne fushen e lojes per arsye te rrethanave ka kohe qe s’po tregon gje .kot i qajme hallin nje njeriu qe edhe ne stol fiton ne nje vit me shume se 90% e popullsise fitojne ne 40 vjet pune .Por meqe po qajme hallet e botes e mira eshte shkoje ne nje skuader ku ta aktivizojne rregullisht e jo te fiksohen o ne premier league o rashe e vdiqa .sado i mire te jesh ne premier league gjithmone do jete dikush me i mire .