Toni Kroos i është rikthyer edhe njëherë episodit që shkaktoi shumë polemika në gjysmëfinalen e Championsit të fituar 2-1 kundër Bayern Munich.
Dygolëshi i Joselut i dha Realit fitoren dhe kalimin në finalen e madhe të Ëembleyt (1 qershor), ndërkohë që bavarezëve iu anulua goli i De Ligt në sekondat e fundit.
Gol që do të dërgonte takimin në shtesë. Polaku Marciniak vërshëlleu menjëherë sapo anësori ngriti flamurin për pozicion të parregullt. Që në fakt nuk ishte i tillë.
“Vendim i gabuar. Iu bë një menaxhim i keq atij momenti. Duhej të ishte lejuar vazhdimi i lojës deri në përfundimin e aksionit. Unë mendoj se faji kryesor ishte i arbitrit anësor.
Ai akordoi pozicion të parregullt dhe kryesori ndërpreu aksionin duke i besuar anësorit. Zemërimi i Bayernit është i justifikuar, pasi gjithmonë duhet lejuar përfundimi i aksioneve”, u shpreh mesfushori i madh gjerman.
Mbas Krishtit te gjithe behen profet …..ska thene gje mesfushori i “madh “ vec kur ju be propozimi ne 2014 ten nuk e pa ate si nje bavarez i lindur por si nje interesaxhi ….dhe tani na tregon ato qe gjithe Bota e pa …..eshte njesoj sikur nje porte te jete gjysem e hapur dhe “ti “ kerkon ta shqyesh dhe te futesh …..e dicka te tille thote dhe “ mesfushori i madh “