
Zvicra ka vendosur t’i ndalojë dyshes Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri të festojnë me shqiponjën dykrenore në kampionatin botëror në Katar kur helvetët të përballen me Serbinë.
Katër vjet pas Botërorit në Rusi, Zvicra dhe Serbia do të përballen sërish mes tyre, këtë herë në Katar, por për kupën e botës. Që në momentin e hedhjes së shortit, e gjithë vëmendja është zhvendosur te ngjarjet e katër viteve më parë në Rusi.
Në Kupën e Botës 2018, gjestet e shqiponjës dykrenore nga Shaqiri, Xhaka dhe Lishtajner shkaktuan diskutime të nxehta.
Por në Zvicër nuk duan të kenë probleme të tilla edhe në fillim të dhjetorit, kur kombëtarja e tyre dhe Serbia të përballen mes tyre. Paralajmërimi për Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin ka ardhur nga drejtori i kombëtares zvicerane, Pierluixhi Tami.
Menjëherë pas shortit të grupeve më 1 prill 2022, Tami dhe delegacioni zviceran takuan trajnerin e kombëtares serbe, Dragan Stojkoviç. “Ai na tha: Është dëshira jonë e përbashkët që kjo ndeshje ka jetë fokusin vetëm te futbolli”, tha Tami për “Media CH”.
TAKIMI ME DELEGACIONIN SERB – Siç bën me dije gazeta zvicerane “Blick”, në maj të këtij viti presidentit i federatës zvicerane, Dominik Blank, dhe sekretari, Robert Braiter, janë takuar me homologët e tyre serbë.
Edhe në këtë takim, përfaqësuesit e federatës serbe kanë kërkuar që i gjithë fokusi të jetë te ndeshja e jo te tema të tjera që nuk kanë të bëjnë me futbollin.
Por sipas “Blick”, fakt është se nuk ka qartësi nëse fansat dhe politikanët gjithashtu do t’i përmbahen këtij konturi. Kujtojmë se Xherdan Shaqiri është fyer nga tifozët serbë gjatë gjithë ndeshjes së vitit 2018.
Në lidhje me këtë temë, drejtori Tami ka thënë: “Nuk duam të bëjmë më të njëjtat gabime. Ne jemi këtu për të luajtur futboll dhe asgjë tjetër.
Ne nuk duam të dërgojmë asnjë mesazh politik apo fetar”. Pas kësaj, “Blick” ka ngritur pyetjen nëse Xhakës e Shaqirit do t’i ndalohet festimi me shqiponjën dykrenore në rast suksesi ndaj Serbisë në Katar. Tami ka qenë i qartë:
“Nuk duhet të ketë as fjalë, as gjeste dhe as sjellje që provokojnë ndjeshmëri të tjera.
Kur brohorasim, është për të treguar gëzimin tonë, kjo është e rëndësishme. Por ne nuk duhet të jemi provokues”.
Tani mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në realitet kur më 2 dhjetor në “Stadium 974”, dy kombëtaret do të përballen mes tyre në fazën në grupe.
Kujtojmë se në Botërorin 2018, Zvicra mundi Serbinë 2-1, falë dy golave të Xhakës e Shaqirit që përmbysnin golin e Mitroviçit për serbët.
Nji Politike e tille eshte e papranueshme per nji shoqeri Demokratike .Asnji nuk ka te drejte sot ,te ndaloje asnji tjeter ,te shprehi e demostroje Simbolin Kombetare e njejte me lirine e shprehjes e cila ne Sistemet Demokratike eshte nji e drejte Njerezore e Garanuar me Ligje ! - E gjithe zhurma e bere ,nga Xhesti i bere nga dy Futbollistet e shquar Shqiptare Shaqiri e Xhaka ne fitoren mbi Serbine ne Europian ,eshte nji Politike proSerbe dhe antiShqiptare ,e cila del nga zyrat e Brukselit e cila shkon paralel me Flamurin e tjetersuar te Kosoves nga BE-ja ,duke i imponuar nji Flamure qe nuk eshte dhe s'i perket Kombit qe ata perfaqsojne ate Shqiptare ! - Kush eshte ne gjendje te mohoje se Kosovaret nuk jane Shqiptare ne kte Bote ???????? Kush pra ???????? Asnji ,sepse Historia e nji Kombi nuk mundet te hskruhet sipas Orekseve te Politikave te X shteteve ,duke abuzuar me Te Drejtat Kombetare te popujve me metoda te tilla Fashiste e Diktature imponuese . Ku jetojme sot te nderuar Europiane e BE ? Na jepni nji spjegim ne nji sistem NeoFashiste NeoNaziste me maska Demokracia apo ne nji Sistem Demokratike ku secili popull ka te drejten te shprehi simbolet Kombetare , pa bere mdenime pas ,se po iu thartohen Turnjte Krimineleve te Njerezimit dhe Politikave Neofashiste ,te cilat nuk kane vend ne Europe ! _ Eshte nji dobesi e madhe e shqiptareve , institucioneve dhe Eltes ,te cilet nuk kan ditur ,te mbrojne Dinjitetin Kombetare dhe reagojne kundrejt ksaj maskarade te Politikave Neofashiste qe kane gishtrinjte e tyre edhe ne Sport . Perse Heshtin Shqiptaret dhe i nenshtrohen Politikave Diskriminuese te Fashizmit te ri qe po del ne skenen Europiane ? _ Mbasi moren Udheheqsit e UCK-se Politika Fashiste Europiane ne Hag dhe po i gjykon perse mbrojten Atdheun e tyre nga Kriminelet Serbe duke ndryshuar Rolin e Viktimes Shqiptareve ne Kosove qe mbrojten Familjet me Kriminelin Serb _ nuk do ishte apsak cudi ,qe neser nga Europa te kemi Politika te tilla qe ta fshijne Shqiperine nga Harta e saj dhe shqiptaret do vazhdojne te bejne sehiridiotin ,nderkohe qe zgerdhimjet e Krimineleve do mbushin veshte e Gomerve
NESE GRANITI DHE GJERDAN SHAQIRI E BEJNE SHQIPONJEN KY DO ISHTE NJE PROVOKIM JO VETEM PER VUCICIN POREDHE PER VELLAUN E TIJ RAMA PRA KETA DUHEN TE KENE KUJDES
Popravski ti me siguri qe nuk je Kosovar por Vosokar!Qe te baltosesh Ramen duhet te pakten nja 200 vite qyteterim e civilizim ore kafshe qe akoma s'ju ka ikur bishti nen zgjedhen Serbe.Ndaj Ju qe shkruani ne kete menyre gjithçka ini perse jo edhe shkaj vetem shqipetar jo.Ju qe tentoni te perbaltni Edi Ramen padyshim qe nuk ju lidh asgje me shqiptarizmin perveç interesit sepse keni edhe nje pjese te gjakut te trazuar me at te Serbise.
Po në rast se Serbët provokojnë me sharje dhe me tre gishta, çfarë ndodh?
Fashizem i kulluar…
Serbia me këmbëngulje proteston dhe shqiponjën e bërë me duar e quan "simboli i Shqipërisë së madhe"!