ZYRTARE: Thomas Tuchel largohet nga Bayern Munich

21 Shkurt 2024, 11:07Sport TEMA
ZYRTARE: Thomas Tuchel largohet nga Bayern Munich

Thomas Tuchel do të largohet nga Bayern Munich në fund të këtij sezonit. Skuadra bavareze nuk po kalon aspak një moment të mirë në kampionat në këtë sezon dhe tashmë trajneri gjerman do të ndajë rrugët me kampionët në qershor.

Diçka e tillë është konfirmuar nga vetë Tuchel. Ky i fundit ka theksuar se palët kanë rënë darkort të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre në fund të këtij sezonit, ndërsa do të punojë maksimalisht për të siguruar rezultate pozitive.

“Kemi rënë dakord që do ta ndërpresim bashkëpunimin pas përfundimit të këtij sezoni. Deri atëherë, stafi im dhe unë sigurisht që do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar suksesin maksimal”, ka konfirmuar Tuchel.

Në këtë mënyrë te Bayern do të nisin menjëherë punën për gjetjen e një timonieri të ri që do t’i besojnë skuadrën pas largimit të Tuchel. Kujtojmë se kampionët aktualë kanë marrë 3 humbje radhazi, 2 në kampionat dhe ndaj Lazios në Champions League.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

Lini një Përgjigje