Arbeloa prezanton projektin e Tiranës, Real Madridi hedh sytë nga Shqipëria

20 Shkurt 2024, 16:30Sport TEMA
Arbeloa prezanton projektin e Tiranës, Real Madridi hedh sytë nga

Fondacion Real Madrid ka prezantuar mesditën e kësaj të martë organizimin e një kampi 5-ditorë në Shqipëri. Në prezantimin e këtij aktivitet, prezent ishte ish-futbollisti dhe ambasadori i Realit të Madridid njëkohësisht dhe trajneri I skuadrës së 19-vjeçarëve Alvaro Arbeloa, i cili ka pozuar me fanellëne  Los Balncos që mbante emrin e Shqipërisë.

Në komunikatë thuhet se në bashkëpunim me kompaninë GK Sport, është përpiluar dhe programi që do të mbahet nga 10 deri në 14 qershor në Tiranë. Kjo është herë të parë që Fondacioni Real Madrid viziton Shqipërinë për një trajnim të tillë që do të mbahen në ambientet sportive të Shtëpisë së Futbollit, ku do jenë 75 pjesëmarrës. Një trajner nga Fondacioni do të udhëtojë në Shqipëri për të vëzhguar nga afër të rinjtë e përzgjedhur, të cilët do të kenë një përvojë unike.

Ky trajnim ofron mundësinë për të zhvilluar aftësitë e tyre të futbollit përmes trajnimeve specifike nën drejtimin e trajnerëve që japin kontribut në akademinë e “Los Blancos”. Në rast se të deleguarit e Real Madrid do të evidentojnë ndonjë element premtues, mund ti jepet mundësia për t’u katapultuar në Madrid, për të testuar veten.

1 Komente

    Lini një Përgjigje