Champions League: Inter dominon dhe fiton ndaj Atletico Madrid, “paqe” në sfidën PSV-Dortmund

20 Shkurt 2024, 23:43Sport TEMA
Champions League: Inter dominon dhe fiton ndaj Atletico Madrid,

Janë mbyllur dy sfidat interesante të mbrëmjes të së martës, të vlefshme për aktin e parë të fazës së 1/16 në Champions League.

 

Inter ka dominuar totalisht sfidën ndaj një Atletico Madrid të përgjumur, të cilët nuk goditën asnjëherë portën e Sommer.

 

Inter pati shumë raste për shënim, sidomos gjatë pjesës së dytë, por nuk arritën të gjenin golin deri pranë fundit të ndeshjes.

 

Në minutën e 79’, ishte Marko Arnautovic i cili gjeti golin e epërsisë për zikaltërit. Tashmë, Inter pret ndeshjen e kthimit në Spanjë, ku do të futen në fushë në avantazhin e një goli.

Sfida tjetër mes PSV dhe Dortmund është mbyllur në barazimin 1-1. Të parët që shënuan ishin gjermanët, ku në minutën e 24’ gjetën golin me Malen.

 

Goli i barazimit për “tulipanët” erdhi në minutën e 56’, me Luuk de Jong i cili nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Lini një Përgjigje