Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

29 Janar 2026, 18:13Sport TEMA
Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

Komisioni i Verifikimit, organi përgjegjës për garantimin e integritetit dhe ligjshmërisë së procesit zgjedhor, në zbatim të Rregullores së Asamblesë së Përgjithshme të FSHF, zhvilloi sot mbledhjen e radhës me fokus verifikimin e propozimeve dhe kritereve ligjore për kandidatët për postin e Presidentit, për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, si dhe verifikimin e delegatëve të propozuar nga anëtarët e federatës.

Mbledhja u mbajt pas përfundimit të afatit zyrtar të depozitimit të kandidaturave. Gjatë shqyrtimit, Komisioni analizoi me kujdes çdo propozim të paraqitur nga anëtarët e Asamblesë, duke vlerësuar përmbushjen e kritereve statutore, integritetin personal dhe përputhshmërinë me kërkesat ligjore të procesit zgjedhor.

Në përfundim të procesit të verifikimit, Komisioni konstatoi se 13 kandidatë për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së kanë marrë dy propozimet e nevojshme nga anëtarët e Asamblesë dhe plotësojnë kriteret për të qenë zyrtarisht pjesë e garës.

Kandidatët sipas renditjes alfabetike janë:

Abdyl Kuriu
Anila Basha
Arben Dervishaj
Armando Cungu
Blendi Fevziu
Edmond Hasanbelli
Envi Hicka
Erind Resuli
Ervin Canollari
Geri Çipi
Gjergji Petro
Lutfi Nuriu
Pano Xhixho


Për postin e Presidentit të FSHF, është regjistruar kandidatura e z. Armand Duka, i propozuar nga 33 anëtarë të federatës.

Gjithashtu, Komisioni zyrtarizoi listën e delegatëve të anëtarëve të FSHF-së për Asamblenë e datës 16.02.2026, në përputhje me numrin e delegatëve të përcaktuar në Vendimin Nr. 1, datë 03.12.2025.

Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FSHF do të zhvillohet më 16 shkurt 2026, në orën 10:00, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Gjatë Asamblesë do të zgjidhen Presidenti dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF për mandatin e ri katërvjeçar.

6 Komente

  1. R
    Ramsi

    perseri Duka? po nuk i filloj ndonje proces si Platinis dhye Blaterit aty eshte deri sa te kete frym,,

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sqepari

      Rrofte Mbreti! Popujt, me shoqata analfabetesh, te prapambetur e me interesa qe nuk dalin nga gardhi familjar, e meritojne mbreterimin absolut, deri sa shenpjetri ta therrasi te ngjitet lart!

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bake

        Duka perseri....... Sa turp.......... Fevziu... Akoma me turp

        Përgjigjjuni
        1. L
          Labeati

          Ja pra tek ne funksionon miku shoku nuk zgjidhet i zoti ai qe ka ide dhe con institucionin ne nje nivel me te larte.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tota

            Po ky Fevzi qerosi për çfarë i duhet futbollit shqiptar?

            Përgjigjjuni
            1. A
              Amerikoni

              Zgjedhjet e FSHF-së janë të manipuluara,si zgjedhjet në kohën e Enverit me një kandidat të vetëm.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje