Sylvinho pret “pas derës” - Talenti i familjes së njohur të futbollit shkodran ka një ëndërr: Dua të luaj me Gjermaninë

28 Janar 2026, 22:30Sport TEMA
Sylvinho pret “pas derës” - Talenti i familjes së njohur

Prej kohësh kuqezinjtë po përpqen të rekrutojnë elementët më të mirë me origjinë shqiptare që janë rritur dhe luajnë në Europë dhe me klube të rëndësishme.


Ata përpiqen që të jenë pjesë e ekipeve kombëtare të shteteve ku kanë lindur apo janë rritur. Një prej tyre është Brajan Gruda, një familje e njohur për futbollin shkodran, me origjinë nga Malësia e Madhe. Lojtari me tipare ofensive bënë pjesë te Gjermania U-21, ndërsa është në pritje të ftesës nga trajneri i “Pancerave” Julian Nageslmann.

Aktualisht ai aktivitohet me Brighton në Premier League, Gruda po tregon rendiment të lartë, por që ende nuk ka dhënë “efekt” te trajneri i Gjermanisë. Futbollisti me origjinë shqiptare, ditën e sotme ka dhënë në prononcim të shkurtër për “Sky Sport”, teksa foli për mundësin e debutimit dhe ëndrrën e Botërorit: “Nuk kam pasur kontakt me Julian Nagelsmann. Paraqitjet e mira do japin rezultat dhe po punoj te jap 100% nga vetja ime. Është natyrisht një ëndërr. Do te gënjeja, nesë nuk do të thoja që nuk është kjo ëndrra ime. Kush nuk do të dëshironte të luaj në Botëror? Për këtë po punoj dhe te shohim çfarë do sjell e ardhmja”.

Në plan të parë, duket shumë e vështirë, për mos të thënë e pamundur që Julian Nagelsmann ta përfshijë në listën e Gjermnisë për Kupën e Botës 2026, ndërsa Gruda nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me kombëtaren e madhe dhe ky është një shans dhe mundësi e madhe dhe e ligjshme që t’i japë atij shansin për të zgjedhur ngjyrat kuqezi, nëse ëndrra e tij e madhe, Gjermania, dështon.

 

6 Komente

  1. M
    Miri

    Cpo na hapni Barkun me Lojtar Koti.Ky tek Brighton ka vetem nje gol ne gjithe Fazen e pare,dhe me se shumti eshte Rezerve.Pse i luteni nje Njeriu qe e ndjen veten vetem Gjerman.Nuk eshte e drejte dhe eshte Turp per nje Palo Federate qe i lusin Bythen nje Femije 21 vjecar kur ai per te disaten here thote pres Gjermanine.Nuk eshte Mesi ore Odioter te Federates,eshte thjesht nje lojtar i Zakonshem.Me i mire se ky eshte Hoxha jone,dhe Uzuni eshte me i mire,mos them qe Broja para Demtimeve kete Gruden e fuste ne Xhep.Mjaft me Idioter Gazekare.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Albani

      Po keta Grudat kane qene familje patriotesh. Cne ky me Gjermanine qe mund te luaj nje ndeshje dhe pastaj ne te semes, si Shkodran Mustafi. Apo si ai Januzi qe eshte harruar fare. Ajde mor babe me Albanian dhe ke per te qene i nderiar dhe respeltuar per 10-15 vjete.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Berati

        Si ka mundësi që të gjith patriotët që refuzojnë kombëtaren jan nga veriu

        Përgjigjjuni
        1. L
          Larve

          Ik merr nej pension greku... se paske hall tjeter ti

          Përgjigjjuni
        2. P
          Prit gomar sa te mbij bar......

          Gruda nuk e ndjen veten shqiptar dhe ju po i lepieni keti maloku ku luam me Brighton nje ekip leshi nga fundi i tabeles ne Premier League. Me kombetaren gjermane nuk do te luajne lojtar klasi te Bajerninit apo te Borusias se numri i lojtareve qe do te thirren ne kete kombetare eshte 23 dhe kaq.

          Përgjigjjuni
          1. s
            ship

            nuk echte me i mire se Julian shehu ? fllusk sapuni : nuk duet se ka dale jashte rrenjve te veta ???"

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje