Danimarka dhe Suedia kundër Trump: Bojkotojmë Botërorin në SHBA!

27 Janar 2026, 14:48Sport TEMA
Danimarka dhe Suedia kundër Trump: Bojkotojmë Botërorin në

Zgjerohet fronti që kërkon të braktisë kompeticionin më të rëndësishëm futbollistik. Çështja ka përfshirë politikën, ndërsa në anën tjetër është linja e fortë e Washington-it mbi emigrimin, që u mohon pjesërisht tifozëve hyrjen në SHBA.

Botërori nuk ka qenë kurrë më parë kaq në rrezik. Nuk bëhet fjalë për kualifikimin e ndonjë ekipit të madh, problemi është politik. Gjithmonë e më shumë vende europiane po mendojnë ta bojkotojnë eventin e verës, pas zhvillimeve të fundit në raportet me SHBA-të.

Në krye të protestës është natyrisht Danimarka. Tentativat e Trump për të marrë Groenlandën (territor që i përket kurorës daneze) kanë irrituar opinionin publik. Në një sondazh të fundit të portalit “BT”, 90% e danezëve u shprehën pro bojkotit të Botërorit.

Çështja ka prekur edhe Suedinë, ku prej kohësh një pjesë e mirë e konsumatorëve refuzon të blejë mallra “Made in Usa”, si një përgjigje për qartësinë e munguar të pozicionit të Trump për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.

Diskutime të forta mbi Botërorin amerikan ka edhe në Gjermani. Zëvendëspresidenti i Federatës, Oke Göttlich, president i St.Pauli, klub i lagjes punëtore të Hamburgut, ka dalë hapur kundër. Ai gjithmonë ka qenë kundër modelit futboll-biznes.

Për “Hamburger Morgenpost”, Göttlich ka thënë se ka ardhur momenti për veprime konkrete të forta. Ky qëndrim është në linjë me kërkesat e tifozëve të St.Pauli, që së fundi i kanë bërë apel FIFA-s për të njohur Federatën e Futbollit të Groenlandës. Një gjest simbolik, që mund të përfaqësojë një “levë diplomatike” ndaj pretendimeve amerikane.

Iniciativa është mbështetur nga disa politikanë të Cdu, por është ndalur nga presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Bernd Neuendorf, i cili kishte përkrahur protestën e kombëtares gjermane në Katar për të drejtat e njeriut.  

Në mes janë edhe problemet që lidhen me faktorin e sigurisë. Sidomos pas imazheve të ditëve të fundit të Minneapolis, me 3 mijë agjentë të Ice të mobilizuar për operacionin anti-emigrim të kërkuar nga Trump. Nuk është ende e qartë se si qeveria amerikane do të administrojë fluksin e tifozëve nga shumë vende të botës që do të ndjekin Botërorin.

Muajt e fundit Washington-i ka pezulluar apo ndaluar vizat turistike për qytetarët e disa vendeve, mes tyre edhe të vendeve të kualiafikuara për në Botëror. Është rasti i Iranit. Po ashtu, nuk është e qartë se në çfarë mënyre do të aplikohet “Fifa pass” i propozuar nga Infantino për të lehtësuar hyrjen e tifozëve të çdo pasaporte.

Klima e rënduar ndërkombëtare, tensioni në rritje në SHBA dhe paqartësia në lidhje me vizat turistike rrezikojnë seriozisht të kompromentojnë shpirtin e vëllazërisë dhe universalitetit që ka qenë gjithmonë baza e Botërorëve. Ideja e kojkotit nga java në javë po fiton kuota.  

12 Komente

  1. .
    ..

    Mire do bejne

    Përgjigjjuni
    1. t
      tifozi

      Po Suedia nuk ja ka dale akoma qe te kualifikohet, pasi eshte ne playoff. Kur e shkaterroi edhe Kosova duket qe federata suedeze duke e ditur qe nuk ka gjasa kualifikimi po perpiqet te fitoje pike ne politike.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkodrani

        Janë si fëmijë të llastuar. Nga njëra anë kanë frikë nga Rusia dhe vrapojnë pas SHBA që të mbrohen apo të mbrojnë anijet tregtare kudo në botë. Nga ana tjetër përplasin këmbët dhe bërtasin se gjoja "babi" është i keq.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Klimax

          Nuk janë aspak të llastuar! Është një nga vendet më paqësore dhe demokratike në botë me një ekonomi tepër të zhvilluar që për nga numri i popullsisë do i kishte zili edhe Amerika. Megjithatë nuk shesin mëndje, nuk kërcënojnë, punojnë e respektojnë ligjet dhe shtetin e tyre. Neutraliteti i tyre mori fund me agresionin rus në Ukrainë. U futën në NATO dhe po forcojnë mbrojtjen e tyre duke patur dhe një industri të luftës të teknologjisë së lartë. I thanë JO "bordit të paqes" të Trump dhe nga ana tjetër përgatiten për plan B dhe C për mbrojtjen e tyre për një mundësi të shpërbërjes së NATO-s. Si plan B është një aleancë ushtarake europiane dhe plan C një aleancë ushtarake e vendeve të Baltikut duke përfshirë vendet skandinave, Suedi, Norvegji, Danimarkë, vendet baltike si dhe Polonia, Finlanda e Gjermania. Më duket se je ngatërruar me Shqipërinë që se ka për gjë ti thotë "baba" kujtdo përdhunuesi të saj!

          Përgjigjjuni
          1. L
            Loro

            Haha, aleance ushtarake europiane!!! Ariu rus po ben bolet gati.

            Përgjigjjuni
      2. L
        Lexues

        Sa budalla duhet te jesh qe te besh tifozllek per Trumpin nese nuk je milioner me banim ne Amerike.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Deni

          ku do te jesh dhe si do te jesh,ne te gjithe globin,duhet te jesh kokrra e idiotit apo budallit.melek apo pa lek

          Përgjigjjuni
        2. N
          Nardi

          Po lojrat Olimpike pse nuk I bojotuat kur Putini pushtoi Krimene dhe ju o bythqira te majte e denuat me force se gjoja ju dhimbsej.Kujt I plasi se nuk do merni pjese ju,ruajini parate te mbani Arabet dhe Afrikanet pa punuar.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Loro

            Fiks. Por do zoti shperbehet Nato dhe keta bythpambuke atehere do ta kuptojne sa e rendesishme eshte USA.

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hanalisti

              Bravo Nardi! Patronazhistët e majte plasën nga marazi. Palloshi bën shoferin për Ivankën këta ushtaret e zib shajnë babain qe fundja palloshi yzmeqar i babait u bë

              Përgjigjjuni
            2. l
              lexuesi

              Po kush po pyet…??!!…. Rruga e mbare u qofte mbase merrni edhe ndonje monarki tjeter…..

              Përgjigjjuni
              1. P
                Piperi

                Bravo! Bojkotoeni te gjith dhe e fitojm kupen neve!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje