Konseisao mban “peng” Mitajn, vendimi i fundit kthen sërish pas liderin e Kombëtares

27 Janar 2026, 13:00Sport TEMA
Konseisao mban “peng” Mitajn, vendimi i fundit kthen sërish pas

Mario Mitaj vijon ta ketë të paqartë situatën tek Al Itihad. Lideri i Kombëtares shqiptare përfundoi sërish në tribunë dje, ndërsa ekipi i tij mposhti 2 me 1 Al Okhod.

Mitaj mund të thuhet tashmë se është peng i trajnerit Serxho Konseisao. Kjo pasi vetë portugezi është shprehur se mbrojtësi është në planin e tij, por limiti për lojtarët e huaj e pengon të aktivizojë. Në anën tjetër plot tetë lojtarë të tjerë të huaj hidhen në fushë prej tij.

22-vjeçari u kthye sërish pas me vendimin e fundit për ta lënë në tribunë. Javën e kaluar u preferua në fushë nga minuta e parë, për këtë çfarë ndodh tek Al Itihad është disi e çuditshme.

Në total bëhet fjalë për një ndeshje të luajtur nga gjashtë të fundit. Të tjerat ndërkohë i ka parë si tifoz nga shkallët e stadiumit. Ofertat për të nuk kanë munguar dhe kjo situatë për Mitajn është bërë shqetësuese.

1 Komente

  1. t
    tifozi

    Kjo ndodh kur nuk ben nje kontrate qe te vendosi kushte per aktivizimin.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje