VIDEO/ Dalin pamjet e aksidentit tragjik i tifozëve të PAOK-ut, mes viktimave konfirmohet një shqiptar

27 Janar 2026, 19:45Sport TEMA
VIDEO/ Dalin pamjet e aksidentit tragjik i tifozëve të PAOK-ut, mes

Një shqiptar është konfirmuar mes viktimave të aksidentit rrugor tragjik që ndodhi të martën në Rumani, ku u përfshi një minibus me tifozë të klubit grek PAOK.

Lajmi është konfirmuar nga autoritetet dhe ambasada përkatëse. Shqiptari që ka ndërruar jetë është Vasil Pilo.

Në total, shtatë persona humbën jetën në këtë aksident, ndërsa tre të tjerë mbeten të plagosur dhe janë të shtruar në Spitalin Universitar të Timisoarës, rreth 100 kilometra nga vendi i ngjarjes.

Minibusi ishte nisur nga Greqia dhe po udhëtonte drejt Francës, ku tifozët planifikonin të ndiqnin ndeshjen e së enjtes në Ligën e Evropës mes PAOK-ut dhe Lyonit.

Më poshtë pamjet e aksidentit tragjik.



15 Komente

  1. H
    Hap sytë

    Ohoo, sa tmerr. Shoferi paska qenë në gjumë. Ose nuk ka qenë hiç shofer. Ngushëllime familjeve!

    Përgjigjjuni
    1. E
      Epirioti II

      Parakalim me shpejtesi te madhe, ne rruge teper te rreshqitshme (me pakez shi), me korsi te ngushta dhe ndoshta (ndoshta me gomat ose frenat jo 100% ne rregull)..... REZULTATI: mbyll parakalimin me frenim te skorcuar dhe makina ben understeering ose oversteering._________________________________________ Aksident klasik, si shumica e aksidenteve ne parakalim te sforcuar vetem se kesaj radhe e kemi me video perfekte proven se si del makina nga kontrolli. Ne 2 sekondat e fundit shoferi nuk ben dot asgje. Me understeering te perlan kamioni perballe me oversteering te arrin kamioni qe sapo parakalove dhe te hedh jashte rruge me saltro

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tragjedi

      E pa kuptueshme cka ka bere shoferi, shokuese!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        Fajin e ka pasur shoferi i minibusit. Tragjedi. U prehshin ne paqe ata qe iken.

        Përgjigjjuni
        1. .
          ..

          Ai vetem shofer nuk ka qene vetem ne qoftese ka qene ne celular apo gjume

          Përgjigjjuni
        2. M
          Mikel

          Vetvrasje

          Përgjigjjuni
          1. 3
            3 3 3

            Pike kusuri nuk ka trajleri , minibuzi duket sikur vete e godet qellimisht trajlerin .

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gnt

              Vetëm një gomë e shqyer të hedh andej, ose pastaj vetëvrasje

              Përgjigjjuni
              1. a
                anti25642654censurë

                ose gjumë,ose ka qënë me kokën e drejtuar djathatas duke bërë muhabet,ose një infarkt,hemoragji në tru,gjumë,ose,nuk më kujtohet emri mjeksor,gjum akut!!ka shumë variante të cilat mund të përfshihen në dyshimet për këtë aksident!kuptohet përveç tërë shkaqeve teknike që mund të ndodhin në një makinë!!

                Përgjigjjuni
              2. L
                Lexhenda

                Une mendoj qe ngaqe kane bere gjithe ate rruge ne autostrade derisa erdhe aty ne ate moment truri i eshte fiksuar sikur ishte nenautostrade dy kalimshe dhe prandaj hyri pa teklif shoferi. Pune minisekondash. Ky eshte mendimi qe me erdhi kur e pashe videon mbase jam gabim.

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fredi

                  Telefoni ose kthimi kokes mbrapa ka bere te humbase drejtimin, gabime qe i bejne shume por ketyre ju kushtoi jeten. Duart ne timon syte ne Rruge dhe STOP telefonit apo pasagjerit

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vjosa

                    1 Shoferi ka qënë përgjumësh. 2 Shoferi ka qënë duke bërë muhabet me shokët mbrapa. 3 Shoferi ka frenuar dhe gomat e krahut të majtë ka kapur më fort dhe kan spostuar minibuzin majtas në drejtim të maunes (trajlerit). 4Shpejtësi e madhe dhe për të mos u përplasur me kamionin përpara tentoi në mënyrë fatale të futej në mes pë të parakaluar.Ngushullime familjeve .Në rrugë po kalove nga 80 km në orë ke ndëruar destinacin ,d.m.th .ke marë drejtim tjetër .Kujdes në rrugë ,kujdes në parakalime sepse 5 min që do përfitoni mund tu kushtojnë jetën edhe të tjerëve.Nuk ka nevojë të nxitoni e domozdoshme është të niseni në kohën e duhur për në destinacionin që keni planifikuar.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tironsi ZZ, NYC

                      Sapo ka kryer një parakalim me shpejtësi dhe është befasuar nga kamioni përballë. Eksperienca, lodhja... Parakalimi kërkon gjithmonë përqëndrim maksimal. Përgatitesh për më të keqen. Kamioni që është parakaluar duhet të ndihmojë, ngadalësojë dhe bllokojë parakalimin kur shikon rrezik sepse ka shikueshmëri më të mirë se furgoni i fatkeqësisë. Ndoshta ka shtuar gazin... Askush nuk është pronari i rrugës, thjesht e ndajmë përkohësisht...

                      Përgjigjjuni
                      1. t
                        toma

                        Tragjedi. Siç duket e shoferi e ka marre patenten ne Shqiperi, se vetem ne rruget shqiptare sheh te tilla parakalime kamikaze.

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Emri

                          Keqardhje per viktimat e ketij aksidenti te tmerrshem. Nderkohe qe itenerari i zgjedhur per te vajtur nga Selaniku ne Lyon te Frances me duhet si kapje e veshit me doren tjeter

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje