“Me Shqipërinë, e vështirë” - Ish-ylli i Polonisë, Blaščikovski, vlerëson duelin e Botërorit

27 Janar 2026, 20:30Sport TEMA
“Me Shqipërinë, e vështirë” - Ish-ylli i

E ka të qartë se çfarë rivali kanë përballë të vetët.

Polonia pret Shqipërinë në gjysmëfinalen e plej ofit të Kupës së Botës, dhe njëri nga yjet e dikurshëm të kombëtares polake, Jakub Blashçikovski, bën një parashikim për mediat e Varshavës.

Ish-lojtari I krahut I Dortmundit flet për të përditshmen kryesore sportive në vend, “Przheglad Sportovi”, duke bërë një paralajmëim.

 
Sipas fjalëve të tij, ndaj shqiptarëve nuk do të jetë e lehtë, siç e tregojnë edhe ndeshjet e kaluara. Blashçikovski kujton humbjen në Tiranë me shifrat 2-0 për eliminatoret e Kampionatit Europian, dhe fitoren e vështirë në Varshavë 1-0 në nisje të asaj fushate.

Gjithsesi, Blashçikovski thekson se Polonia ka një avantazh, faktin që luan në fushën e vet, dhe në prani të dhjetëra mijë tifozëve në Stadiumin Kombëtar të kryeqytetit.

Sfida e plej ofit do të jetë në 26 mars, ndërsa në rast fitoreje kuqezinjtë ose polakët do të luajnë me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Suedisë e Ukrainës.

Bilancin ndaj rivalit nuk e kemi aspak pozitiv, me vetëm dy fitore, tre barazime dhe plot 10 humbje, ndonëse 5 vitet e fundit kemi qenë më të fortë dhe ose kemi fituar, ose kemi humbur minimalisht.

1 Komente

  1. R
    Roberto

    LOJTARE ! Mos degjoni "vleresimet" e kundershtarit sepse duan tju vene ne gjume. Qendroni me kembe ne toke dhe jepni me te miren sic dhate ne Europian. Mos harroni fitoren me Cekine dhe Polonine. FORCA CUNA.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje