
Shqipëria po kthehet gjithnjë e më tepër në një vend atraksioni për italianët. Mbi 1 milionë shtetas të vendit fqinj vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2024, informoi sot kryeministri Edi Rama gjatë podcastit 'Flasim' me Ilir Shaqirin, balerini i njohur që tani punon dhe jeton si koreograf, menaxher eventesh artistike.
Rama ndau dhe një eksperiencë personale si shumë italianë e marrin në telefon ta pyesin për jetën këtu.
Edi Rama: Vjet, 1 milionë italianë erdhën në Shqipëri. Një pjesë janë shqiptarë me pasaportë italiane, por një pjesë dërrmuese janë italianë, italianë. Mua më marrin më pyesin, ku vihet, si vihet, duam të blejmë shtëpi, të jetojmë në Shqipëri.
Ilir Shaqiri: Më ndodh dhe mua. Pyesin ku është më bukur, ku është më lirë, ku kënaqemi më shumë? Është non stop.
Edi Rama: Ka ndryshuar shumë perceptimi për shqiptarët?
Ilir Shaqiri: Shkoj çdo javë. E në krahasim me vite përpara është nata me ditën. Nuk është kompleksi, që dikur ngushtoheshin shpatullat. Shikoj avionët që janë plot, dhe kur kthehem shoh familje me kalamaj që ikin të bëjnë fundjavën në Itali, ndërkohë që italianët nuk shkulen nga Italia. Shoh shqiptarë që ikin e vijnë për qejf në Itali.
I lindur në një familje balerinësh të mirënjohur, prej shumë vitesh tashmë ai jeton mes Itali ku edhe ka krijuar familjen e vet dhe Tiranës ku ka prindërit dhe të vëllanë.
Me rreth 35 vite eksperiencë në skenën shqiptare dhe atë italiane ku ka dhuruar emocione si balerin në programe të njohura italiane si, “Buona Domenica”, “Amici”, dhe ”La Corrida”, Shaqiri tregon se asnjëherë nuk e ka parë veten të shkëputur nga Shqipëria
Për Shaqirin, Shqipëria është transformuar shumë vitet e fundit duke ofruar atë dinamizëm, të cilin siç u shpreh ai nuk e gjen dot më as në Itali.
“Italia vitet e fundit ka një lloj lodhjeje. Mbyllen kompanitë e kërcimit, të aktrimit, artit. Trenat janë të shpejtë ndërsa njerëzit janë bërë shumë të ngadaltë”, u shpreh ai.
Corapekuqi: amico mio kom mendimin se ti do te kenoqesh me jetu m'el-bazan city.....aty mes peslekshash
O delirant tytë.Ke detyrim të mendosh për pensionistët shqiptarë në mjerim.Italianët kanë qeverinë e tyre.Apo tani je i bindur se je udhëheqësi universal i të gjithë popujve ?
O derezi i gjate, je bere me keq se Enveri. Mjaft se le nam me keto histori.
Te marrin italianet ty ne telefon personalisht o corapekuq dhe interesohen tek ty per blerje shtepish dhe hotele? Po pse nuk tha qe qenke bere atashe ordiner turizmi. Cfare lapanjosi.
U be si Dulla i shkreti. Dulla kycte njerezit brenda dhe tregonte lajme dhe filma me vrasje ne perendim, kurse Vini i Netes llap neper podcaste se sa me mire eshte ne Shqiperi se jashte dhe merr shqiptare qe jetojne jashte, per propagande. Po sa shqiptare jetojne emigrante ne Itali o qyqe qe na mburresh per turistat italiane dhe ca pensionista. Edhe ne Afganistan mund te besh turizem.
E ka bere Shqiperine si cifligun e vet. Merrkan pepinot kete ne telefon per tu interesuar qysh vihet si vihet ku ta blej shtepine sikur po interesohen per ti blere pronen e Surrelit.
Vazhdon te iki per lesh, bashke me te dhe Aranautistani.
Propogande per te mbajtur lart cmimet e apartamenteve dhe trembur njerzit se do vijne ti blejne italianet e melonit.
Po c'pune kane me ty keta mjerane qe duan te vijne ne "parajsen" tende? Cfare je ti? Agjensi turistike apo tek ty duhet te boshojne xhepat ne fillim? K/minister!!!???