VIDEO/ Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Spanjë, Rama: Stenda e Shqipërisë ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm

26 Janar 2025, 10:22Turizëm TEMA
VIDEO/ Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Spanjë, Rama:

Në Spanjë ka hapur dyert Panairi Ndërkombëtar i Turizmit FITUR, për të ciliN kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm me stendën “Albania All Senses”.

Në atë që e quan si një video-kartolinë, vijnë edhe përshtypjet e disa vizitorëve të stendës së Shqipërisë.

“Nuk kam qenë ndonjëherë në Shqipëri, por është në listën time sepse duket një vend i jashtëzakonshëm. Dua të eksploroj plazhet, natyrisht edhe verën. Bashkë me bashkëshortin e kemi në listën e vendeve që dëshirojmë ta vizitojmë”, thotë një vizitore.

“E vërteta është se doja të dija më shumë pasi udhëtoj vazhdimisht. Dua ta vizitoj Shqipërisë për të njohur një vend tjetër të ndryshëm nga i yni”, shprehet një tjetër vizitor.

Rama thotë se sipas vetë organizatorëve, stenda e Shqipërisë, u kthye në stacionin më tërheqës për vizitorët, ç’ka premton shumë për një tjetër vit fantastik turistik.

2 Komente

  1. F
    Fjalën e ka Qaniu

    Po, patjeter! Sidomos tani që do hapet edhe “Vaticani” i Kapterit

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nua rroki

      Rame beju thirrje qe te vine besojme se kemi flija dhe speca me zhize

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje