Kryeministri Edi Rama ka ndarë statistikat se sa turistë të huaj vizituan Shqipërinë nga janari deri në gusht të këtij viti. Plot 8.5 milionë vizitorë shijuan Shqipërinë, nga 7.5 që rezultonte një vit më parë.
Të shumtë kanë qenë turistët edhe nga vende të largëta, si Meksika, Brazili, Kanadaja, Australi apo Azerbajxhani, të cilët zgjodhën të vizitojnë vendin tonë.
“8,5 MILIONË vizitorë të huaj shijuan Shqipërinë nga janari deri në gusht të këtij viti, jo vetëm më të shumtë në numër krahasuar me çdo vit të mëparshëm, por edhe me një larmishmëri vendesh të origjinës, ku patjetër vijojnë të konsolidohen tregjet karakteristike, ama gjithmonë e më të shumtë janë edhe turistët nga vendet e largëta dhe jo tipike si Meksika, Brazili, Kanadaja, Zelanda e re dhe Australia, por edhe Azerbajxhani, Kina e Japonia, ku shifrat në rritje përkthehen edhe në një super-promovim për Shqipërinë, ndërsa viti turistik ende vijon me grupe të tëra që shijojnë atraksionet nga veriu në jug, nga alpet deri në sitet e kulturës, kalatë historike e qytetet UNESCO, pa harruar ushqimin fantastik që s’ka të krahasuar dhe mikpritjen shqiptare të hotelierëve që na bën krenarë”, ka shkruar Rama.
Po cfare turistesh ore,ata qe vijne ,vijne vetem nga reklama ,dhe perballen me plehra pisllek ,pa drita uje ,gjithshka remuje,qellova sivjet ne vlore ne rruge me kater italiane qe me pyesnin ,ku ishte mensa e mjeksores ,keta jane turistat e tu , dhe te besosh ty qe thua s do kete me plazhe private ,duhet te jesh shume idiot,plazhet parkimet hotelet ne vlore te gjitha i ka krimi organizuar, qe ja jep ti dhe kryetari i pa afte qe ke vene
Tu mat dhe ata që vijnë për të takuar të afërmit. Po ku e ndan dot ti kush është tourist e kush për hall. Kush AL e kush me të vërtetë i huaj. Përditë e më tepër je t'u ju u bë Shqiptarëve edhe më i urryer. Bëj qejf sa të kesh doktor mortjen majë ballkonit.
Sì ka mundesi te shkaterosh nje faqe mali si palasa . Samir Mane shkaterim kafsherore qe e bejne zone me te shemtuar ne Europ. O shqiperi te kame dhjere
Dy here e kalova kufirin, vete i pesti,nga Kosova ne rruge per ne Mal te Zi!Na regjistruan si 10 turiste gjermane,meqe kemi nenshtetesi gjermane!!!