Berati bëhet gati për sezonin turistik/ Qindra biznese hapen pranë kalasë

11 Shkurt 2024, 22:00Turizëm TEMA

Berati bëhet gati për sezonin turistik/ Qindra biznese hapen

Edhe pse përgjatë dy muajve të parë të vitit 2024 numri i vizitorëve është ulur ndjeshëm, restorantet dhe artizanët shprehen të kënaqur nga të ardhurat që arrijnë të sigurojnë përgjatë kësaj periudhe ndërsa pohojnë që vizitorët më të shumë përgjatë dy muajve të parë të vitit kanë qenë shqiptarët

 “Me shqiptarët brenda vendit ka pasur e premtja, e shtuna, e diela, është që nuk gjen vende dhe tavolinë, kurse ditët e javës janë jo dhe aq të mira por ka, marrim prenotime për marsin për prillin. Janë shumë premisa të mira për këtë vit që është”-tha Astrit Ferra, pronar i një restoranti.

 “Turistët janë nga vende nga më të ndryshme  por kemi dhe turistë shqiptarë q të kënaqin, kënaqin, Kënaqin, bjere këtu  shqiptarin me turizmin që  ishte i vjetshmi  ishte një turizëm që kishte që e ngarkonin mirë tavolinën, por kishte dhe nga ata që kanë menduar me 1000 euro  mund të kalojnë edhe 10 ditë  me fjetje, me ngrënie, me pirje në Shqipëri. Është e gabushme”-tha Koço Plaku.

Astrit Ferra, pronar në një nga restorantet që ndodhen në brendësi të kalasë, shprehet se të ardhurat që fiton nga ky restorant e justifikojnë punën e tij por thekson si problematik mungesën e fuqisë punëtore gjatë fluksit të punës që sjell si pasoje dhe uljen e cilësisë së shërbimit.

“Po, po nuk behet fjalë, jemi mirë vetëm është te shërbimi që nuk gjen personel, për personelin është pak I vështirë se vijnë rrinë punojnë 1 muaj dy muaj  dhe të ikin”-tha ai.

Jo vetëm restorantet, por dhe artizanet shprehen  të kënaqur me shitjet e produkteve që ato prodhojnë edhe pse në janar dhe shkurt ulet ndjeshëm numri i turistëve kësisoj dhe i shitjeve

“Puna po më ecën shumë mirë, i bëj për qejf, i bëj për fëmijë, i bëj për moshën 0 vjeç deri në moshën deri në 3 – 4 vjeç. Tani janari shkurti që s’ka pasur shumë lëvizje. Janari dhe shkurti nuk ka, ne dalim aty, unë jam pensioniste. Dalim rrimë nja 2 orë 3 orë këtu po fituam fituam, s’fituam s’fituam”-theksoi ai.

Turizmi është kthyer në epiqendrën e investimeve nga shumë qytetar beratas, vetëm përgjatë vitit 2023 u hapen me qindra biznese te reja kryesisht në fushën e shërbimit, si hotele, restorante, bujtina, apo dyqane suveniresh.

3 Komente

  1. t
    troc

    Kjo ndodh pasi do hapet dhe nje hotel i ri me emer "Vucici" pas hotel Mangalem Belgrade.Turp i madh sa injoruese per Beratin 2400 vjecar.Identiteti dhe krenaria kombetare shumezuar me 0.

    1. a
      antipatrea

      Brënda kalasë ndoshta ... Sa për këtë Astritin , dhe për të gjithë Astritët e tjerë : Për sa kohë që do të kërkoni të nxirrni 2,3 qindmijë në ditë për vete , dhe punëtorit t'i jepni 10 mijë s'keni për të gjetur . Edhe ata pak që mund të gjesh sivjet , do të jenë budallenjtë e fundit . Prandaj ose rritni rrogat , ose shko tek rrobaqepësi dhe porosit futën për vete !!!

      1. b
        babi

        Kalaja e beratit,,,,vend ndodhje e kaurve ,,

        Lini një Përgjigje