Në një artikull analitik me titull “Më shumë amerikanë po zhvendosen në Evropën Qendrore dhe Lindore”, platforma CNN Travel i ka kushtuar një theks të veçantë Shqipërisë, duke zbërthyer arsyet e këtij fenomeni në rritje. Sipas autores Blane Bachelor, ndërsa për dekada ëndrra evropiane e qytetarëve amerikanë lidhej ngushtë me metropole si Parisi, Roma apo Barcelona, rritja e kostove të jetesës dhe shtrëngimi i politikave të vizave po i shtyn ata të zbulojnë një alternativë të re në Gadishullin Ballkanik.
Dëshira e shtetasve amerikanë për t’u zhvendosur jashtë vendit po arrin shifra rekord. Ky trend nxitet nga kërkimi për siguri publike, kosto më të ulëta jetese dhe një ekuilibër më të mirë mes punës dhe jetës private. Pikërisht në këtë kontekst, Shqipëria po del në pah si një opsion me tërheqje të lartë.
Të dhënat zyrtare të qëndrimit
Statistikat konfirmojnë se ky nuk është thjesht një fenomen kalimtar. Të dhënat e Institutit të Statistikave (INSTAT) për fundin e vitit 2024 tregojnë rreth 22,000 të huaj me leje qëndrimi në vend. Prej tyre, mbi 3,000 individë i përkasin grupit nga “Amerika, Afrika ose Oqeania”, duke shënuar një rritje vjetore prej gati 25% krahasuar me vitin 2023.
Politika e hapur e vizave dhe nomadët digjitalë
Sipas autores së shkrimit, ndërkohë që vendet e “Katërshes së Madhe” të Evropës (Italia, Spanja, Franca dhe Portugalia) po aplikojnë politika imigracioni gjithnjë e më të ashpra, Shqipëria ofron një nga regjimet më bujare të vizave në botë për qytetarët e SHBA-së.
Amerikanët mund të qëndrojnë në territorin shqiptar deri në një vit të plotë pa qenë e nevojshme të pajisen paraprakisht me vizë apo leje qëndrimi. Ky fleksibilitet burokratik e ka kthyer vendin në një magnet për punonjësit në distancë. Jen Barnett, bashkëthemeluese e kompanisë Expatsi e cila asiston amerikanët në proceset e zhvendosjes jashtë vendit, e rendit Shqipërinë lart në listën e saj të rekomandimeve.
“Mblidh një çantë dhe nisu,” shprehet Barnett për CNN. “Mund të jetosh me 1,000 dollarë në muaj, kështu që është një vend i shkëlqyer për të filluar një biznes pune në distancë. Nëse vendos të qëndrosh më gjatë pas atij viti të parë, mund të aplikosh lehtësisht për një vizë nomade digjitale.”
Nga “qyteti i gurit” te përditshmëria pa stres
Përtej avantazheve financiare, amerikanët tërhiqen nga ritmi dhe kultura e jetës lokale. Të lodhur nga kultura e tejzgjatur e punës “puno-për-të-jetuar” (me javë pune 60-orëshe) dhe nga pasiguria publike e nxitur nga dhuna me armë në vendin e tyre të origjinës, ata gjejnë në Shqipëri një realitet të kundërt: rrugë të sigurta, komunitete ku vlerësohet ndërveprimi njerëzor dhe një qasje më të relaksuar ndaj përditshmërisë.
Ky fenomen po shtrihet përtej Tiranës. Qytete me histori të thellë si Gjirokastra, e mbrojtur nga UNESCO, po tërheqin të huajt me arkitekturën e saj të epokës osmane dhe rrugët me kalldrëm, duke ofruar një eksperiencë thellësisht autentike.
Në një kohë kur destinacionet evropiane më të kërkuara po përballen me anët negative të turizmit masiv dhe gentrifikimit ekstrem, amerikanët që zgjedhin Shqipërinë duket se kanë gjetur anën pozitive: një mënyrë jetese evropiane mikpritëse, të sigurt dhe plotësisht të përballueshme. /RTSH
Nuk kam ndonje kundershtim per te gjithe te huajt qe deshirojne te vijne te " vizitojne" Shqiperine. Idea eshte se per shume vite, politika ka filluar te grupohet sipas modelit amerikan, ne Republikan dhe Demokrate. Une personalisht per shume vite me rradhe, si e papune, duke ndjere peshen e rende te ketyre grupimeve, me duhej te prisja derisa grupimet te fuqizonin bazen financiare per sponsoeizimin dhe mbeshtetjen e partive. Ne momentin qe demokratet fituan ne USA, une konsiderohesha me pikepamje republikane, ju e dini ( po qesh), provinciale, racizem, analfabete...( perseri qesh). Kur grupimi republikan ndertoi barakat ne parqe industriale dhe turizem, barakat e real estate dhe agjencive te rekrutimit te demokrateve filluan luften e heshtur te dominimit ne ekonomi dhe me pas ne perzgjedhjen e politikaneve. Pra perzgjedhje qe bazohet ne kundershtimin e racizmit, anafalbetizmit, provincialitetit etj, pra ..gjitheperfshirese. Kur republikanet fituan zgjedhjet une perseri ne kerkim te nje pozicioni pune, duke menduar se analfabetizmi dhe provincialet demokrate ishin ne minorance, kerkova dhe kerkoj per 16 vjet nje pune. Republikanet ne pushtet kishin tipare kundershtuese perseri me ato qe ofroja une. Analfabetizmit te demokrateve i barazpeshohej injoranca e seleksionimit natyror, ( republikanet vinin nga ushtria e ape, chimpanzees), racizmit gjitheperfshires i baraspeshohej lekurekuqet autoktone te USA, ku republikanet i mohojne te drejtat, provincialet e periferive te demokrateve i barazpeshohej eleminimi i te gjithe vijave ndarese te qyteteve duke e kthyer Tiranen- shtet gjitheperfshirese.... Post Scriptum. Une perseri jam papune, ose me zezaket ose me lekurkuqet. Ose me provincialet ose me United. Ose me chimpanzees ose me hajvanet..