Rritet fluksi turistik në Durrës, monumentet historike të qytetit tërheqin më shumë vizitorë gjatë 2026

11 Prill 2026, 12:48Turizëm TEMA
Rritet fluksi turistik në Durrës, monumentet historike të qytetit

Tremujori i parë i vitit 2026 ka sjellë rritje të vizitorëve në monumentet kryesore të Durrësit.

Torra Veneciane është vizituar nga rreth 900 persona, ndërsa Amfiteatri Romak ka pritur mbi 2000 vizitorë. Interesi për këto objekte mbetet i lartë, ndërsa në Torrë ofrohet edhe një përvojë virtuale mbi historinë e qytetit.

Në vijim, pritet rritje edhe më e madhe e fluksit. Sipas specialistëve, situatat në Lindjen e Mesme mund të ndikojnë pozitivisht, duke e bërë Shqipërinë një destinacion më të sigurt për turistët.

Ekspertët e turizmit e konsiderojnë këtë një mundësi për promovimin e trashëgimisë dhe zgjatjen e sezonit përtej verës.

Lini një Përgjigje